LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Prej 104 kritereve për vizat, PDK i përmbushi 103 kurse opozita asnjë

Hoxhaj: Prej 104 kritereve për vizat, PDK i përmbushi 103 kurse opozita asnjë

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur edhe për procesin e liberalizimit duke thënë se PDK-ja e ka nisur në vitin 2012 dhe e ka përmbushur me sukses pjesën e saj të obigimeve.

Në magazinën zgjedhore në Klan Kosova, ai ka thënë se nga 104 krietere, PDK-ja i ka plotësuar 103 kurse vetëm një që i ka mbetur opozitës – ka dështuar. Ai fjalën e ka pasur për demarkacionin.


“Në 2012 procesi zyrtar i liberalizimit të vizave ka nisur me PDK-në. E kemi marrë udhërrfyesin dhe për dallim nga shumë vende të tjera në rajon, për Kosovën janë dyfishuar kriteret. Megjithatë, nga 104 kritere, PDK-ja i ka përmbushur 103 me qeverisjen e saj. Opozitës vetëm 1 i ka mbetur, edhe në atë ka dështuar duke mos e votuar demarkacionin” ka thënë Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj duke folur për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ka thënë se beson se kjo çështje që ishte problematike tash e sa kohë do të zgjidhet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Ne besojmë që do të arrijmë konsensus dhe këtu ska dallim mes PDK-së, AAK-së e partive të tjera me qëllim që në një afat të caktuar kohor ta ratifikojmë marrëveshjen, ky është një kusht obligativ, mund të ketë debate të ndryshme a është kusht i drejtë ose jo por është kusht që qëndron aty”.

“Tema më e madhe e këtij koalicioni është përmbyllja e shtetndërtimit, prandaj do të ulemi me Haradinaj dhe do të bëjmë zgjidhjen, do të bisedojme me partnerët malazezë, por ne si subjekt politik kemi qëndrimet e qarta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori