LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Ahtisaari rrallë herë mund të krenohet me storie suksesi si Kosova

Hoxhaj: Ahtisaari rrallë herë mund të krenohet me storie suksesi si Kosova

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se përvjetori i 100-të i shtetit të Finlandës “është një mundësi e mirë për të rishikuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”.

“Lindja e Finlandës si shtet ka qenë një lindje në rrethana dramatike por lindja e Finlandës para 100 vjetësh, ashtu sikur edhe e Kosovës, ashtu si edhe lindja e shumë shteteve të vogla në botë janë triumf i besimit, shpresës dhe i të drejtës mbi kufizimet e historisë”.


“Popujve të vegjël ju merr shumë kohë që historia të jetë në anën e tyre”.

Hoxhaj që këto komente i ka bërë në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë me rastin e 100 vjetorit të shtetësisë së Kosovës ka thënë po ashtu se Kosova dhe Finlanda kanë marrëdhënie shumë të mira, si miqësore, ashtu edhe shtetërore.

“Së pari, marrëdhënia në mes të vendeve tona është një miqësi mes popujve para se të jetë miqësi mes shteteve me marrëdhënie të shkëlqyera shtetërore”.

“Shumë qytetarë të Kosovës në një kohë të përndjekjes politike në vitet 80-ta, ashtu si edhe gjatë Apartheidit në vitet e 90-ta si edhe gjatë luftës në Kosovë kur ishin të kërcënuar me ekzistencën e tyre kanë gjetur siguri fizike dhe emocionale në Finlandë”.

Hoxhaj ka thënë se “Kosova i është mirënjohëse Finlandës”, njofton Klan Kosova.

“Duke qenë e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin, Finlanda ashtu si vendet tjera nordike kanë mbështetur aspiratën tonë për liri dhe pavarësi”.

“Marrëdhënia në mes të vendeve tona është një lidhje e veçantë dhe një lidhje ndërpersonale dhe kjo mbështetet tek një personalitet si Marti Ahtisaari”.

Sipas Hoxhajt, Ahtisaari ka ndihmuar shumë Kosovën, si gjatë luftës, ashtu edhe në krijimin e shtetësisë, njofton Klan Kosova.

“Është roli i tij si ndërmjetës ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ashtu si edhe negociatat në Vjenë dhe produkti final është plani i tij për Kosovën e pavarur”.

“Plani i tij është thelbi i shtetit tonë që bazohet në tri parime që kanë qenë edhe aspirata të vullnetit tonë, Kosova multietnike, demokratike dhe sekulare”.

Sipas tij, “Ahtisaari nuk është teknikë apo metodë e strategji në negocim por është një shkollë në vete për menaxhimin e krizave”.

“Ahtisaari mund të krenohet me arritjet e tij kudo në botë, por të rralla janë historitë e qëndrueshmërisë së suksesit si historia e Kosovës”.

“Politika e jashtme e Kosovës mund të mësojë shumë nga Finlanda se si të sillen në arenën ndërkombëtare por leksioni më i rëndësishëm është prioriteti i tretë i tyre në politikën e jashtme, dhe po e them në formë të metaforës: nëse ballafaqohesh me ariun e bardhë (Rusinë), Finlanda është një shembull i mirë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori