LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Profesioni i ndërmjetësimit tani edhe në veri të vendit

Hoxha: Profesioni i ndërmjetësimit tani edhe në veri të vendit
-->

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një ceremoni solemne, ka dhënë certifikatat e ndërmjetësimit për 19 ndërmjetësues të rajonit të Mitrovicës, ku 14 prej tyre janë serbë dhe boshnjakë, të cilët do të punojnë në komunat e veriut.

Gjatë kësaj ceremonie, ministrja Hoxha, theksoi se me zhvillimin e mëtejmë të institucionit të ndërmjetësimit, po lehtësohet puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës dhe ky është një hap drejt integrimit të komuniteteve në sistemin tonë të drejtësisë.

“Profesionet e lira, në veçanti Ndërmjetësimi, shënon hap përpara në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksoi ministrja Hoxha dhe vuri në dukje se profesionet e lira kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në sistemin e drejtësisë, të cilat tani do të shtrihen në gjithë  territorin e vendit.

Hoxha kërkoi nga ndërmjetësuesit e rinj që punën e tyre ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe njëherësh duhet pasur parasysh ndjeshmërinë e fushë-veprimtarisë se tyre.

Ministrja i inkurajoi të pranishmit në ushtrimin e profesionit në pajtim me ligjin duke theksuar se fuqizimi i mëtejmë i këtij institucioni, është i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Lajme
Kalo në kategori