LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Le të mos fshihemi pas të pamundshmes, por ta luftojmë korrupsionin

Hoxha: Le të mos fshihemi pas të pamundshmes, por ta luftojmë korrupsionin

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në tryezën e organizuar kundër korrupsionit me temën “Luftimi i korrupsionit, ‘peshqit’ e vegjël zihen, të mëdhenjtë lihen të lirë”.

Kosova nuk bën përjashtim sa i përket pranisë së korrupsionit, theksoi ministrja Hoxha, në fjalën e saj në këtë tryezë dhe shtoi se korrupsioni dëmton qytetarin, institucionet dhe shtetin.

“Kjo është një dukuri negative e cila po dëmton qytetarin, institucionet dhe vetë shtetin. Korrupsioni është një dukuri e cila mund të luftohet, por kjo luftë do të jetë e suksesshme vetëm nëse institucionet punojnë së bashku drejt kauzës zero tolerancë ndaj kësaj dukurie. Askush nuk duhet të fshihet pas të pamundshmes, pas vështirësive apo pas burokracive për të goditur korrupsionin”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, Prokuroria dhe gjyqësori duhet të luajnë rol aktiv në këtë luftë dhe të ndëshkojnë ata që po dëmtojnë të ardhmen e shtetit.

“Është koha e fundit që të gjithë ne, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori ta fitojmë këtë luftë, gjithnjë duke e respektuar pavarësinë e secilit dhe kompetencat që i kemi në këtë drejtim”, tha ministrja e Drejtësisë.

Ajo tha se problemi i korrupsionit nuk është problem që nuk mund të adresohet dhe aq më pak nuk është luftë e pamundur.

Por për të fituar këtë luftë, sipas Hoxhës kërkohet angazhim nga të gjithë, institucionet, nga qytetarët, nga shoqëria civile, por edhe nga mediat.

“Unë besoj fuqishëm se një ndër mënyrat më efikase për të luftuar korrupsionin është rritja e transparencës. Për këtë qëllim do të shfrytëzoja rastin të kërkoja ndihmën e shoqërisë civile dhe mediave. Shoqëria civile dhe mediat duhet të luajnë rol më aktiv në monitorimin e institucioneve dhe suksesit të tyre në këtë luftë por edhe duhet të ushtrohet presion përmes bërjes publike të informacioneve për afera korruptive brenda kufizimeve ligjore. Le ta drejtojmë gishtin si qytetar të Republikës së Kosovës drejt të korruptuarve”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori