LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vendimi i Mustafës për largim, e bën atë një lider të madh

Hoti: Vendimi i Mustafës për largim, e bën atë një lider të madh

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK – AKR – Alternativa, Avdullah Hoti, ka theksuar se largimi i Mustafës nga lista e kandidatëve për deputet dhe nga nominimi për shefin e qeverisë se ardhshme, e bën këtë të fundit lider të madh.

Hoti në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka theksuar se lista e koalicionit të cilin ai e drejton është më e mira në nivel të Kosovës.


“Kemi diku 30 persona në listë që kanë doktoratura, në fusha dhe profile të ndryshme dhe të veçanta, ku i prekim të gjitha problemet që i ka Kosova. Ne kemi kompozua një listë që është unike dhe me ardhje të reja. Me këto profile mund të nxjerrim një ekip të jashtëzakonshëm qeverisës”, ka shtuar Hoti./Telegrafi/