LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po e presim PAN-in, nëse nuk kanë sukses, ne do ta formojmë qeverinë

Hoti: Po e presim PAN-in, nëse nuk kanë sukses, ne do ta formojmë qeverinë

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja nuk do të krijojë asnjë bllokadë në krijimin e institucioneve të vendit, por sipas tij nëse PAN nuk ka sukses në formimin e Qeverisë, atëherë koalicioni LDK-AKR-Alternativa do ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për t’i ofruar vendit një Qeveri pro-evropiane dhe profesionale.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook e ka ftuar KQZ-në të jetë më efikase në përmbylljen e procesit zgjedhor, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.


Lexoni të plotë statusin e Hotit në Facebook:

“Zgjedhjet e 11 qershorit kanë dhënë mesazh të qartë për të gjithë spektrin politik në Kosovë, përfshirë LDK-në. Ne po analizojmë rezultatet dhe do të reflektojmë karshi kësaj gjendje të krijuar.

LDK dhe partnerët e saj të koalicionit mbeten të përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të vendit.

LDK, si parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e vetme nga Kosova në Partinë Popullore Evropiane, dhe partnerët e saj të koalicionit mbeten të palëkundur në mbrojtjen e parimeve të demokracisë dhe lirive qytetare, të ekonomisë sociale së tregut, të sundimit të pa kompromis të rendit dhe ligjit, të promovimit të fqinjësisë së mirë dhe të orientimeve euro-atlantike të Kosovës.

Këto janë vlera që na kanë udhëhequr në të kaluarën dhe do të në udhëheqin në të ardhmen në angazhimet tona në kuadër të institucioneve të Kosovës, në pozitë apo në opozitë.

Askush nuk do të ketë fuqi të lëvizë Kosovën nga këto orientime. Ne jemi garantuese për këtë, si partnerë të vetëm të miqve tanë evropianë dhe amerikanë.

E ftoj KQZ-në që të jetë më efikase në përmbylljen e procesit zgjedhor, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

Lus të gjithë spektrin politik që të respektojë një etikë minimale të komunikimit, duke lënë anash konspiracionet dhe etiketimet. Normat kushtetuese për themelimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet janë të qarta. Të gjithë duhet t’i respektojmë ato norma. LDK dhe partnerët e koalicionit do t’i respektojnë, siç kanë bërë gjithmonë.

Ne nuk do të krijojmë asnjë bllokadë në krijimin e institucioneve të vendit. Do të respektojmë të drejtën e grupit më të madh parlamentar PAN me të cilin nuk hyjmë në koalicion, që për qartësim nuk është fitues i zgjedhjeve por vetëm grupi më i madh parlamentar, të provojë formimin e Qeverisë.

Nëse nuk kanë sukses, koalicioni jonë do të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për t’i ofruar vendit një Qeveri pro-evropiane dhe profesionale, që do të zbatojë programin që ju kemi ofruar qytetarëve të vendit gjatë fushatës zgjedhore.

Koalicioni i udhëhequr nga LDK flet me një zë të vetëm dhe ka vetëm një adresë”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori