LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Pagesat për familjet e personave me sindromën Down dyfishohen në 200 euro

Hoti: Pagesat për familjet e personave me sindromën Down dyfishohen në 200 euro

Gjatë një vizite që zhvilloi të enjten në Shoqatën Down Syndrome Kosova (DSK), kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re parasheh dyfishimin e pagesave të familjeve që kanë persona me sindromën Down, nga 100 në 200 euro.

“Për të përmirësuar gjendjen e personave me sindromën Down ne do t’i dyfishojmë pagesat për këto familje, nga 100 euro, siç ka qenë më parë, do t’i dyfishojmë në 200 euro në muaj”, ka thënë Hoti.


Ai ka shtuar se një prioritet i veçantë për këtë kategori të shoqërisë do të jetë ofrimi i kushteve adekuate për përfshirjen e tyre në sistemin arsimor, nëpërmes përgatitjes së kuadrove të specializuar për të punuar me këta fëmijë.

“Ne do të përkrahim projektet sikur kafeneja në Prishtinë ku punojnë këta persona. Kafene të tilla do të hapin në të gjitha qendrat rajonale të Kosovës. Ideja jonë është që të përkrahim punësimin e këtyre personave, sepse kemi obligim si shoqëri që t’i kultivojmë sa më shumë që është e mundshme vlerat tona humane”, ka shtuar Hoti.

Ai ka shprehur konsideratën më të lartë për punën e organizatës DSK dhe është zotuar se do të përkrahë financiarisht projektet e tyre.

Sebahate Beqiri, drejtoreshë e DSK ka thënë se aktualisht janë duke e zbatuar Programin e Intervenimi dhe Edukimit të  Hershem (IEH) në 5 komunat, një program ky i akredituar nga MASHT.

“Ky program parasheh shërbime për prindër të rinj- këshillim dhe informim mbi shërbimet ekzistuese. Terapi/aktivitete: zhvillim psiko-motorik, zhvillim të komunikimit dhe të folurit. Regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkollimin e rregullt. Vizitat në familje/institucione shëndetësore dhe zbatimin e sistemit referues”, ka thënë Beqiri.

Ajo ka shtuar se një projekt tjetër i organizatës është Iniciativa Avokuese dhe Monitorimi mbi nivelin e zbatueshmërisë së ligjeve dhe strategjive për personat me nevoja të veçanta, si dhe janë duke e bërë implementimin e Programit të aftësimit për punë dhe jetës së pavarur për të rinj dhe të rritur me sindromin Down, siç janë ndërmarrja sociale- Programi X21; prodhimi i kartolinave pune dore; Shërbimi i printimit dhe projekti amë –Linja e Paketimit të Mjaltit.

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori