LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LAA po pret të drejtën kushtetuese për formimin e Qeverinë

Hoti: LAA po pret të drejtën kushtetuese për formimin e Qeverinë

Shefi i grupit parlamentar LAA-në, Avdullah Hoti ka kërkuar nga koalicioni PAN, që ta dal publikisht dhe të tregojë se nuk i ka votat, derisa ka thënë se LAA-i po pret që e drejta kushtetuese për formimin e Qeverisë të vije tek ata, pastaj do të jenë të hapur për koalicione me të gjitha subjektet politike, përveç me PDK-në.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se si LAA-në, kanë dëshmuar që janë të bashkuar dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin, derisa ka ftuar PAN-in që publikisht të deklarohet që nuk e kanë shumicën, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje si të dilet nga kjo situatë.


Hoti ka komentuar edhe takimin e sotshëm konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ku sipas tij është në përputhje me kërkesën e koalicionit të PDK-së.

“Është për keqardhje që ata sot vijnë në takim konsultativ dhe deklarojnë që nuk vijnë në seancën që është kërkuar të thirret sipas kërkesës së tyre. Tash kërkojnë edhe një javë kohë. Por kjo rrugë nuk mund të vazhdoj deri në pafundësi sepse nuk ka asnjë kuptim, është abuzim me të drejtën e tyre kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit“, tha Hoti.

Sipas tij, LDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit kanë qëndrim të qartë se nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

“Sigurisht ne jemi parti serioze, ne nuk i ndërrojmë qëndrimet çdo ditë. Qëndrimi jonë dhe i koalicionit që udhëhiqet nga LDK-ja është i qartë që ne nuk e votojmë Veselin, për kryetar të Kuvendit. Nëse jepet një kandidaturë tjetër ne do ta shqyrtojmë me kujdes, sepse është e rëndësishme që në krye të këtij institucioni të jetë një person që është i përshtatshëm për atë pozitë”, tha Hoti.

Hoti po ashtu ka thënë se janë të hapur për koalicion me të gjitha partitë edhe AAK-në, Nisma dhe të tjera por jo për PDK-në.

Ndërsa sa i përket koalicionit të mundshme me Vetëvendosjen, Hoti ka thënë se kanë dallime substanciale por nuk e përjashtojnë mundësinë e krijimit të koalicionit me kushte programore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori