LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Çdo institucion publik do të ketë një të punësuar me nevojat të veçanta

Hoti: Çdo institucion publik do të ketë një të punësuar me nevojat të veçanta

Gjatë një vizite që i ka bërë Handikosit në Prishtinë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se në të gjitha institucionet publike do të ketë të paktën një të punësuar me nevoja të veçanta, ndërsa bizneset që punësojnë këto kategori do të përfitojnë subvencionimin e pagave të tyre.

“Në dy vitet e kaluara kemi punuar me ministrin Abrashi dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Tashmë linja buxhetore është e gatshme. Zotohem para juve se do të angazhohemi shumë për përmirësimin e kushteve të kësaj kategorie, ndërsa po ashtu e them këtu se të gjitha institucionet publike do ta punësojnë së paku nga një person me nevoja të veçanta, ndërsa nëse bizneset private punësojnë njerëz nga kjo kategori, ne do t’i subvencionojmë në pagat e tyre”, ka thënë Hoti.


Ai ka shtuar se njerëzit me nevoja të veçanta janë kategori që kërkon më tepër kujdes dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për përmirësimin e gjendjes në këtë kategori.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm t’u sigurojmë kushte për jetë të dinjitetshme, por edhe t’i integrojmë sa më tepër në shoqëri”, ka thënë Hoti.

Afrim Maliqi, drejtor i Handikosit ka thënë se jemi të nderuar që i kemi këtu në mesin tonë kandidatin për kryeministër z. Hoti dhe përfaqësuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, të cilët nuk na vizitojnë vetëm në kohë fushatash, por kujdesen vazhdimisht për personat me nevoja të veçanta.

“Bashkëpunimi ynë do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta e njëkohësisht edhe mbulimin e shërbimeve të domosdoshme. Kjo do ta rritë mirëqenien e gjitha familjeve, të cilat preokupohen me këtë problem”, ka thënë Maliqi.

Në trend

Më shumë
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori