LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Albin Kurti po e imiton Hashim Thaçin (Video)

Hoti: Albin Kurti po e imiton Hashim Thaçin (Video)

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën ka thënë se Albin Kurti, me sjelljen e tij, po e imiton Hashim Thaçin e vitit 2007.

Hoti ka folur edhe për disa spekulime se NISMA është larguar nga koalicioni i PAN, duke thënë se lajmet janë keqkuptuar, ngase NISMA do to të funksionojë vetëm si Grup Parlamentar.


Ai ka thënë se janë në bashkëqeverisje, dhe se do ta mbështesin kandidatin e PAN-it për kryeministër, zotin Haradinaj.

Sipas tij, NISMA në këto zgjedhje ka rritje dhe ka dyfishim të votave.

Dule folur në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, Hoti tha se këtë rritje e kanë parë edhe në terren, por edhe në zgjedhjet e fundit, por ka shtuar se “ndoshta koalicioni me PDK-në ka mundur t’i penalizojë, por kjo mbetet të analizohet në të ardhmen.

Ai ka vlerësuar se fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit është NISMA. /Telegrafi/