Moti
Horoskopi
Virgjëresha
Virgjëresha 26 February - 2017
Horoskopi Ditor 26 February - 2017
  • Puna

    Duhet të bëni kompromis  

  • Shendeti

    Nuk ka vend për shqetësim  

  • Dashuria

    Analizoni veten

Horoskopi Javor 20 February - 26 February
  • Puna

    Mundohuni të gërshetoni biznesin me kënaqësi ndërkohë që gjendeni në udhëtim. Mos u bëni shumë fjalamanë. Projektet për përmirësime në shtëpi do të zhvillohen mbarë, nëse i angazhoni në punë të gjithë anëtarët e familjes. Është koha të shprehni ndjenjat tuaja.

  • Shendeti

    Shëndeti do të jetë stabil, pa ndonjë ndryshim të dukshëm.

  • Dashuria

    Ruaju nga një person që po ju shikon dhe vazhdimisht ju buzëqesh. Ajo nuk e don trupin tënd, po paratë tuaja. Jeta juaj seksuale është e varfër kësaj kohe, prandaj shfrytëzoni lidhjet e vjetra.

Horoskopi Mujor February
  • Puna

    Në ato veprimtari afariste në të cilat në periudhën e kaluar nuk keni  pasur sukses, nuk do të keni as tani, nëse nuk e ndryshoni qëndrimin ndaj situatës së përgjithshme. Është me rëndësi se në ç’mënyrë do të komunikoni me personin me të cilin duhet të arrini marrëveshje. Me një përshtatje të vogël, tërë situatën do të mund ta keni nën kontroll. Fillimi i muajit do të jetë i volitshëm kur është fjala për fitime financiare nga puna private apo nëpërmjet disa aktiviteteve të dorës së dytë, me të cilat herë pas here po merreni.

  • Shendeti

    Ka mundësi të keni probleme me dhembje të këmbëve, të shkaktuara nga këpucët e papërshtatshme.

  • Dashuria

    Fusha astrologjike e dashurisë në mënyrën më të fuqishme është e vendosur në anën tuaj. Do të ketë ndikim të fuqishëm që do t’ju ndihmojë në realizime të këndshme në planin e dashurisë. Do të jeni në situatë të zgjidhni. Personi i cili që nga momenti i parë për shumëçka ju përshtatet është ai i vërteti. Prandaj, mos hezitoni shumë, në mënyrë që këto ndikime të mrekullueshme të mos ju anashkalojnë. Mos rrezikoni të mbeteni akoma vetëm. Tashmë një kohë të konsiderueshme në jetën tuaj është i pranishëm një person, i cili është në një lidhje tjetër dashurie, por që assesi të heqë dorë nga ju.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Të lodhur midis obligimeve afariste dhe private, do të keni ndjenjën që angazhimi dhe sakrifica juaj nuk po ju sjellin rezultate. Keni përshtypje të gabueshme, ndërkaq gjërat do t’i bëni të lehta në se përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe me eprorët në janar, por aq më tepër në prill. Synoni ndryshime, nga tetori do të lidhni kontakte të cilat do t’ju mundësojnë të arrini rezultate.

  • Shendeti

    Stresi dhe bashkë me të mungesa e pushimit për shkak të obligimeve të shumta do të jetë armiku më i madh i organizmit tuaj. Pasojat do t’i ndieni që në shkurt në formë problemesh me lëkurën dhe flokët, mirëpo teknikat siç janë joga dhe qi-gonga do t’ju ndihmojnë ta përtërini harmoninë psikofizike. Ato teknika do t’ju jenë të nevojshme posaçërisht në prill dhe në gusht.

  • Dashuria

    Gjërat të cilat ju pengojnë në marrëdhënien me partnerin do të dalin në sipërfaqe që në janar, duke ju dhënë gjasa të shkëlqyeshme që t’i ndryshoni. Që të dy do të kuptoni që përballë keni akoma personin me të cilin jeni të dashuruar, andaj me praktikimin e ndryshimeve në rutinën e përditshme nga prilli do të përtërini afshin e vjetër. Beqarët dhe beqaret nga fundi i vitit do të kuptojnë që personi për të cilin kanë gjurmuar e kanë pasur shumë pranë, kurse ana tjetër ai këtë mezi e pret.