Moti
Horoskopi
Ujori
Ujori 25 July - 2017
Horoskopi Ditor 16 July - 2017
  • Puna

    Jeni të suksesshëm  

  • Shendeti

    Kollitje  

  • Dashuria

    Bisedoni më shumë

Horoskopi Mujor July
  • Puna

    Nëse keni kuptuar mirë rolin dhe rregullat themelore në bashkëpunimin afarist, bëhuni korrekt dhe përmbajuni atyre rregullave apo normave të vendosura profesionale. Është me rëndësi që drejt të informoheni dhe të përgatiteni për variante të ndryshme të paraqitjes profesionale. Dëshironi ta avanconi pozitën tuaj afariste dhe po synoni drejt perfeksionimit personal, apo rrethanat afariste dhe financiare në masë të madhe varen nga situata që e imponojnë bashkëpunëtorët tuaj. Krahas interesave personale, të cilat dëshironi t’i arrini, e pashmangshme është që t’i kini parasysh edhe kriteret afariste të bashkëpunëtorëve. Për shkak të aftësisë suaj për t’i vërejtur mirë gjërat, si edhe për shkak të shkathtësisë që keni për t’u përshtatur me kushtet e reja, do të shpërbleheni mirë. Nga mesi i javës së dytë të këtij muaji ju presin rezultate të mira dhe mundësi të shkëlqyeshme për perfeksionim të mëtejshëm profesional.

  • Shendeti

    Mos e lini pas dore kujdesin ndaj shëndetit. Mund t’ju shfaqen telashe me traktin e frymëmarrjes.

  • Dashuria

    Keni bindjen se në jetën tuaj dashurore po kaloni nëpër një krizë kalimtare, personi i dashur po ju bën me dije që është duke pritur përgjigje të përbashkët. Po përpiqeni t’i zgjidhni dilemat dhe dyshimet tuaja të brendshme, andaj po ndieni një pasiguri emocionale apo pengesa. Ju duket sikur personi juaj i dashur nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat tuaja, kështu që konfliktet e shpeshta po ndikojnë në humorin tuaj të ndryshueshëm. Jeni të prirë të shpërtheni shpesh në hidhërim dhe nga pak po e provokoni personin e dashur. Bëhuni mjaft i durueshëm dhe “i mençur” në pritje të ndonjë zgjidhjeje, është e mundshme romanca dashurore, por vetëm në “pikëpamje tjetër”. Nga fundi i muajit ju presin ndryshime pozitive, personi i dashur do t’i përkrahë dëshirat tuaja. Është e mundshme të njiheni me një person atraktiv, i cili do t’i plotësojë kriteret tuaja themelore.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Nuk do të keni kohë të mjaftueshme për hulumtim në internet dhe për qëndrim në rrjetet shoqërore, eprorët në mars dhe prill nga ju do të kërkojnë gjithnjë e më shumë rezultate. Presioni i shtuar do të zbutet me zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me kolegët të cilët me kënaqësi do t’ju ofrojnë ndihmë dhe do t’ju japin këshilla të dobishme. Në qershor do të zhvilloni një ide të shkëlqyeshme afariste, e cila do t’ju shtojë të ardhurat. Mos u hezitoni që ta realizoni.

  • Shendeti

    Në mars do të jeni në formë të shkëlqyeshme dhe do të kënaqeni me aktivitete fizike, tendosjen të cilën do ta ndieni në maj do të zbutet me shëtitje të gjata në natyrë, ndërkaq nëntori do të kërkojë që t’i përkushtoni shëndetit më shumë kujdes, mos e lozni vetë rolin e mjekut. Problemi do të mund të jetë më serioz seç mendoni, ndërkaq me terapinë në kohën e duhur do t’i shmangni pasojat serioze.

  • Dashuria

    Lidhjet e karakterit joformal që në fillim të vitit do të ngrihen në diçka serioze, duke pasur parasysh që vetë do ta ndieni nevojën për të. Pos në maj, kur mund të jenë të mundshme grindjet, marrëdhëniet shumëvjeçare do të freskohen me një dozë romantike dhe ndjenjë gjithnjë e më të thellë të lidhshmërisë dhe të afërsisë psikike. Beqarët dhe beqaret gjithnjë e më shumë kohë do ta kalojnë në shoqëri të personave të cilët deri në korrik do të mund t’u bëhen shumë më tepër se miq të mirë.