Moti
Horoskopi
Shigjetari
Shigjetari 26 February - 2017
Horoskopi Ditor 26 February - 2017
  • Puna

    Kërkoni të drejtat tuaja  

  • Shendeti

    Shmangni vendet e zhurmshme  

  • Dashuria

    Sot jeni mjaft të hapur

Horoskopi Javor 20 February - 26 February
  • Puna

    Durimi dhe kapaciteti juaj do të vihen në provë gjatë këtyre ditëve. Do të jeni në gjendje të kaloni çdo vështirësi me sukses, por duhet të keni më shumë besim te personat që ju rrinë pranë.

  • Shendeti

    Projektoni një pushim qetësues.

  • Dashuria

    Duhet të tregoheni më të përmbajtur dhe më të dashur, me një fjalë duhet ta evitoni arrogancën në dashuri – ngase ajo nuk ju shpie askund. Po ashtu duhet të krijoni besimin e ndërsjellë me partnerin.

Horoskopi Mujor February
  • Puna

    Nëse planifikoni ndonjë plan të ri afarist, çdo gjë do të jetë në anën tuaj, madje edhe bashkëpunëtorët do t’ju ndihmojnë që të keni fillim sa më të mirë. Mirëpo, edhe ju keni intuitë të mirë. Aq më mirë do të jetë nëse punën të cilën do ta filloni ka të bëjë me artikujt ushqimorë. Në sferën astrologjike të financave do të qëndroni mirë. Këtë muaj do të keni fitime nga anë të ndryshme. Është e mundshme edhe ngritja e pagës për punën të cilën tashmë një kohë të gjatë po e bëni.

  • Shendeti

    Nëse e përmirësoni ushqimin, do ta ktheni vitalitetin. Vetë do ta dini se çka ju pëlqen e çka jo.

  • Dashuria

    Këto ditë do ta keni një takim shumë të rëndësishëm me një person nga e kaluara. Do t’i keni dy variante. Shkuarja në ndonjë festë në një shoqëri të hareshme, do t’ju sjellë takim me ish-personin e dashur, të cilin akoma nuk keni mundur ta hiqni nga mendja. Tregohuni i sinqertë nëse dëshironi të përtërini lidhjen. Ndërkaq, varianti tjetër paralajmëron takim me një person të cilin tashmë një kohë të gjatë e njihni, mirëpo kaherë nuk jeni takuar. Gjithmonë midis jush ka ekzistuar vetëm miqësia. Mirëpo, ky takim do të mund të zgjojë ndjenja më të thella. Lidhja ndërmjet jush nuk do të nisë me takimin e parë.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Nga ju do të kërkohet përgjegjësi, ndërsa për gabimet e mundshme në prill dhe në gusht, patjetër duhet t’i bartni pasojat. Të mos ju dekurajojnë këto, sepse eprorët për ju kanë plane të mëdha, ndërsa vetëdisiplina të cilën po e zhvilloni do t’ju jetë e mirëseardhur në të ardhmen. Marrëdhëniet e mira me personat nga rrethi afarist do t’ju sjellin gjasat për shpërblim më të mirë, ndërkaq nga fundi i vitit do t’ju ofrohet rasti për depozitim të dobishëm të të hollave në bankë.

  • Shendeti

    Truri do t’ju punojë me shpejtësi të madhe, mirëpo trupi nuk do të mund të përballojë ritmin e ashpër të cilin po ia impononi, përveç nëse nuk e sillni në formë të shkëlqyeshme Në shkurt përkushtojuni aktiviteteve fizike dhe ajrit të pastër, në prill kujdesuni me ushqimin, ndërkaq gushtin shfrytëzoni për thithje të rrezeve të diellit dhe për notim. Shmanguni sporteve ekstreme.

  • Dashuria

    Beqarët dhe beqaret në muajin shkurt do të kenë suksese me shfaqja spontane të prirjeve, mirëpo shpejt do të mund të zbulojnë që ana tjetër është e heshtur dhe e angazhuar. Gjasat e reja do të mund t’ju shfaqen që në muajt maj dhe gusht, por nuk përjashtohet që sërish të filloni të takoheni me ish-dashurinë. Tani kur jeni më të pjekur, do t’i anashkaloni gabimet nga e kaluara. Krijoni partnerit surpriza të këndshme, personat të cilët janë në lidhje, në gusht do t’u zgjohen afshet e vjetra.