Moti
Horoskopi
Peshqit
Peshqit 26 February - 2017
Horoskopi Ditor 26 February - 2017
  • Puna

    Analizoni mirë situatën  

  • Shendeti

    Gjendje e mirë  

  • Dashuria

    Mos besoni lehtë

Horoskopi Javor 20 February - 26 February
  • Puna

    Jeni mjaft kreativ – mirëpo suksesi qëndron në bashkëpunim. Nëse tregoheni tepër të sinqertë keni për të lënë shteg që njerëzit të abuzojnë me ju.

  • Shendeti

    Vetëm çlodhuni dhe gëzojini suksesit tuaj të shkëlqyer gjatë këtyre ditëve. Mos e humbni qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private.

  • Dashuria

    Këtë javë do të jenë tepër erotike, ndaj duhet patjetër të mos e humbisni këtë shans. Sikur keni konstatuar shanset për të patur njeriun e duhur në momentin e duhur, janë të pakta.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Ju kanë ndodhur ndryshime pozitive në qëndrimin ndaj jetës, por edhe ndaj obligimeve. Keni nevojë që të tregoni aftësitë tuaja në punë, si nëpërmjet aktiviteteve ashtu edhe nëpërmjet mënyrës me të cilën silleni ndaj mjedisit të punës. Keni zgjedhur kohën e duhur për ndryshime të këtilla. Situata është shumë e volitshme. Jeni të kënaqur, sepse e dini dhe e ndieni saktë se në çfarë mënyre do të arrini sukses. Mos provoni të mbroheni për asgjë që keni bërë, por me lehtësi merrni pjesë në punë ekipore. Do të keni më shumë përkrahje seç keni pasur zakonisht.

  • Shendeti

    Gjendja juaj shëndetësore do të jetë e ndryshueshme. Kujdesuni më shumë për veten.

  • Dashuria

    Nëse nuk keni lidhje dashurie, ju nevojitet një shoqëri e pazakonshme. Nëse ndonjë person tregon interesim për ju, mos e mbiçmoni veten, bëhuni më real, në mënyrë që të mos refuzoheni dhe të mos përjetoni pakënaqësi. Më shumë ju përshtatet personi më i ri se ju… Dorëzojuni kënaqësive dhe spontanisht do të krijoni kontakte dhe njohje të reja. Gjatë bisedave, mos i mbroni me kokëfortësi qëndrimet tuaja, sepse shumë shpejtë munda ta shihni veten të vetmuar. Përpiquni që me atë person të kaloni çaste të bukura, ndërkaq bisedat më serioze lërini për një kohë tjetër. Vetëm kështu mund ta bëni për vete, sepse keni shumë talent për të joshur gjininë e kundërt.