Moti
Horoskopi
Peshorja
Peshorja 30 March - 2017
Horoskopi Ditor 27 March - 2017
  • Puna

    Përgjigje pozitive  

  • Shendeti

    Ndezje e fytit  

  • Dashuria

    Mundoheni të arrini diçka

Horoskopi Mujor March
  • Puna

    Ngjarjet e reja në skenën afariste po ju imponojnë dilema të ndryshme në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, ndërkaq rrethi në mënyrë indirekte po ju bën me dije se nuk i mirëpret qëndrimet dhe sjelljet tuaja. Megjithatë, strategjia të cilën po e zbatoni më në fund do t’ju sjellë rezultate pozitive. Në periudhën nga 20 marsi do të keni takime të dobishme të cilat do t’ju hapin mundësi të reja në planin afarist. Nga fundi i muajit ju pret një periudhë e volitshme për paraqitje publike dhe për testimin dhe verifikimin e dijes praktike dhe aftësive profesionale.

  • Shendeti

    Gjendja shëndetësore është duke u përmirësuar shumë shpejt. Megjithatë, jeni  tepër nervoz, sepse “kokën tuaj të krisur” mendon ashtu. Keni nevojë për një pushim të mirë.

  • Dashuria

    Po ndieni një shqetësim të brendshëm, por edhe nevojë për këmbim më intensiv të përkëdheljeve dhe butësive. Po përpiqeni që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në këtë mënyrë vetëm sa do t’i shtoni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush t’jua prishë botën tuaj intime dhe t’i komplikojë marrëdhëniet me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë mosmarrëveshje të ndryshme, mirëpo ato mund të kapërcehen nëse do të jeni vullnetmirë. Në vend të debateve të zakonshme, bëjini partnerit një surprizë, duke marrë rol të ri dhe duke e ftuar në dialog dashuror. Varësisht nga situata emocionale në të cilën gjendeni, përdoreni “formulën e njohur” të dashurisë.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Do të shihni që nga vetëdështimi nuk ka kurrfarë dobie dhe me paraqitje të vetëbesueshme do të filloni të arrini pikë pozitive tek eprorët. Shkurti është i përshtatshëm për bisedë me eprorin për ngritje page. Edhe pse prezantimi i aftësive vetjake dhe i shërbimeve të cilat i ofron kompania juaj do t’ju shkojnë për dore në pjesën më të madhe të vitit, maji do t’ju sjellë rezultatet më të mira. Në prill dhe në gusht mendoni dy herë para se të merrni çdo vendim.

  • Shendeti

    Jeni plot energji, në mars do të filloni të ndieni lodhje dhe do t’u ekspozoheni sëmundjeve, andaj filloni me detoksifikim dhe kurë. Marrja me sport do t’ju bëjë mirë tërë vitin, aq më tepër që do të shpenzoni tepricën e kalorive të futura në organizëm, të cilat në qershor rrezikojnë linjën tuaj trupore. Shmangni pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimin e shpejtë.

  • Dashuria

    Beqarët dhe beqaret kanë arsye për kënaqësi, sepse para tyre është viti i fillimeve të reja. Në shënjestrën e Amorit do të gjenden posaçërisht në mars dhe prill, mirëpo mos lejoni që për shkak të zgjimit të papritur t’ju kaplojë ndjenja e tremës. Armatosuni me vetëbesim dhe filloni pushtimet, suksesi nuk do t’ju mungojë. Ju mungojnë në lidhje romantika dhe eksitimi, përpiquni t’i fusni në lidhje vetë dhe që në qershor ju pret rilindja dashurore.