Moti
Horoskopi
Luani
Luani 26 February - 2017
Horoskopi Ditor 26 February - 2017
  • Puna

    Jeni të vendosur të tejkaloni vështirësitë  

  • Shendeti

    Mos qëndroni në vende me lagështi  

  • Dashuria

    Nuk mundeni ta shprehni dashurinë

Horoskopi Javor 20 February - 26 February
  • Puna

    Parashikohen stuhi të lehta, por ju me kujdes duhet të shikoni se ku e kanë zanafillën e tyre për t’i larguar sa më parë. Dhe jini të kujdesshëm, sepse disa konflikte të mbaruara mund të kthehen në situata të shëmtuara.

  • Shendeti

    Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm por shëndeti stabil.

  • Dashuria

    Në sferën emocionale, është e nevojshme që të lini mënjanë egoizmin dhe të gjykoni me logjikë. Një i dashuruar i zhgënjyer ose një rival do të krijojë ndonjë shqetësim, por më pas do të dini t’i neutralizoni me mospërfillje ekstreme.

Horoskopi Mujor February
  • Puna

    Gjatë këtij muaji lehtë do të mund të gjeni një punë, nëse do të angazhoheni në këtë drejtim, por vetëm nëse puna që do t’ju ofrohet të jetë e profesionit tuaj. Nëse tashmë keni punë të rregullt, ju pret një javë e bujshme me plot kontakte pune. Do të jetë rast i volitshëm që t’i tregoni të gjitha aftësitë tuaja në mënyrën më të mirë. Edhe situata financiare do të jetë më se e mirë. Çfarëdo që do të punoni apo me çka do që do të merreni, do të dini të shfrytëzoni rastin që të fitoni sa më shumë para. Ato mund të jenë disa aktivitete të dorës së dytë, të cilat në të ardhmen do t’ju sjellin në vazhdimësi fitime materiale.

  • Shendeti

    Jeni në formë të shkëlqyeshme dhe po ndiheni tepër mirë. Problemet e vetme shëndetësore që do t’i keni do të jenë me dhëmbët.

  • Dashuria

    Personi, me të cilin tashmë një kohë të gjatë keni dëshiruar të krijoni lidhje dashurie, këtë muaj do të paraqitet në jetën tuaj. Kontakti i parë do t’ju duket joserioz, mirëpo nëpërmjet një forme të “lojës” së dyanshme, e tëra do të zhvillohet në marrëdhënie serioze dhe të thella dashurore. Që nga takimi i parë do të keni ndjenjën sikur e njihni njëri-tjetrin shumë mirë. Akoma jeni nën ndikimin e dashurisë së vjetër, të cilën assesi nuk po mund ta harroni. I mësuar me përvojat e kaluara, nuk do t’i bëni të njëjtat gabime.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Komunikimi dhe puna në arsimimin vetjak do të jenë vendimtare për avancimin tuaj, për çka do të bindeni që në shkurt dhe maj. Përvetësoni shkathtësi të reja, lexoni, përtërini dhe zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja afariste. Në rast që nuk jeni të punësuar apo nuk jeni të pakënaqur me punën, e gjitha që është përmendur do t’ju jetë e dobishme kur në qershor nga të njohurit të mësoni për një vend të lirë pune çfarë e dëshironi.  

  • Shendeti

    Në mars dhe në prill do të keni nevojë për më shumë gjumë, ndërkaq shkuarja e hershme në shtrat do t’jua forcojë imunitetin. Nëse mësoni të dalloni dembelinë nga lodhja kronike, do të dini kur do t’i përkushtoheni aktivitetit të shtuar fizik, e kur pushimit, sepse, varësisht nga ditët, marrja me sportin dhe pushimin do të jenë vendimare për shëndetin tuaj.

  • Dashuria

    Kur nga fundi i shkurtit të përjetoni krizë vetëbesimi, partneri do të fillojë të të shikojë me sy tjetër dhe tek ju do të shohë personin e barabartë i cili i ofron përkrahje. Bisedat e gjata do të rezultojnë me afërsi më të madhe, ndërkaq deri në vjeshtë do të zbuloni që planifikimi i hapave të mëdhenj, siç është jeta e përbashkët, nuk e mbyt romantikën. Të japësh atë që dëshiron të marrësh është leksioni të cilin beqarët dhe beqaret do ta përvetësojnë dhe deri në shtator do të binden që kanë vepruar mirë.