Moti
Horoskopi
Gaforrja
Gaforrja 30 March - 2017
Horoskopi Ditor 27 March - 2017
  • Puna

    Pranë një marrëveshjeje pune  

  • Shendeti

    Pagjumësi  

  • Dashuria

    Ndani brengat me dikë

Horoskopi Mujor March
  • Puna

    Jeni duke ndier një presion të shtuar psikologjik dhe nevojën që të ikni nga obligimet e mundimshme. Në periudhën nga 25 marsi mund të përfundoni të gjitha punët dhe detyrat e rëndësishme. Në fund të muajit, ju presin rrethana të mira të cilat ju garantojnë suksese afariste dhe financiare apo ndonjë formë e mirënjohjes publike.

  • Shendeti

    Nuk është edhe aq i mirë. Qëndrimi në natyrë dhe në ajër të pastër do t’ju bëjë mirë.

  • Dashuria

    Po dëshironi ta kapërceni ”krizën emocionale” dhe jeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Megjithatë, partneri juaj po shfaq pakënaqësi të qartë dhe po përpiqet t’ju bindë që të ndryshoni mendimin. Bisedat, këshillat qëllimmira apo përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Dilemat emocionale është e mundshme të zgjidhen, mirëpo vetëm pas një kohe të caktuar kur t’i kristalizoni përshtypjet dhe ndjenjat. Nuk ka nevojë ta përkeqësoni marrëdhënien tuaj dashurore, tregoni më shumë mirëkuptim për partnerin tuaj dhe kënaqësia do të jetë e përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e reja dhe kontaktet dashurore ndikojnë si “këmbim” për disa dëshira të parealizuara. Fatmirësisht, ju pret një epilog i mirë dashuror.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Për shkak të shtimit të vëllimit të detyrave në vendin e punës do të keni pak kohë për pushim, ndërkaq situata financiare do të mund t’ju detyrojë të kërkoni punë plotësuese. Në shkurt, në planin profesional janë të mundshme ndryshime të mëdha madje ka gjasa që të ndërroni kompaninë apo të shkoni të punoni në botën e jashtme. Nuk do ta keni përherë të lehtë, mirëpo zelli dhe angazhimi juaj më në fund do të shpërblehen.

  • Shendeti

    Menjëherë pas kremtes, organizmi do t’ju sinjalizojë që për të duhet të kini më shumë kujdes. Ushqimi i pashëndetshëm dhe mënyra e jetesës do t’jua dobësojë imunitetin, ndërsa pasojat do të filloni t’i ndieni që në muajin prill. Nëse ndieni çfarëdo vështirësi në frymëmarrje, në qershor gjithsesi shkoni në kontroll te mjeku, ndërkaq në shtator bëni një kontroll sistematik.

  • Dashuria

    Sinqeriteti dhe besimi i ndërsjellë do të jenë parakusht i marrëdhënieve të harmonishme me partnerin. Gjërat të cilat i keni heshtur do të fillojnë të dalin në sipërfaqe që në janar dhe do të sjellin deri te sqarimi i çështjeve të rëndësishme, por për të qenë i kënaqur me rezultatin duhet të zbuloni se çfarë në të vërtetë dëshironi, madje qartë t’i bëni me dije. Nëse është për t’u besuar atyre, beqarët dhe beqaret deri në gjysmën e tetorit do të binden që surprizat janë gjithsesi të mundshme.