Moti
Horoskopi
Dashi
Dashi 26 February - 2017
Horoskopi Ditor 26 February - 2017
  • Puna

    Të gjithë mbështesin aspiratat tuaja  

  • Shendeti

    Mos vishni tesha të ngushta  

  • Dashuria

    E teproni me imagjinatë

Horoskopi Javor 20 February - 26 February
  • Puna

    Në sferën profesionale mund të paraqiten disa pasiguri, por shumë shpejt do t’ia gjeni anën për t’i kapërcyer.

  • Shendeti

    Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie. Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.

  • Dashuria

    Nuk do të jeni të kënaqur me rrjedhën e jetës tuaj emotive. Prandaj, eklipsi i Hënës në shenjën tuaj mund të stimulojë tek ju sensin e aventurës. Mos shkoni rrotull, por ndiqni ëndrrën tuaj pa marrë parasysh asgjë që përpiqet t’ju pengojë.

Horoskopi Mujor February
  • Puna

    Sipas energjisë që keni, me siguri që në mënyrën më të mirë do t’i shfrytëzoni ndikimet e shkëlqyeshme, të cilat po ju vijnë në fushën astrologjike të karrierës. A do të jetë kjo në formë marrëveshjeje dhe nënshkrimi të kontratës së re, apo vetëm dëshira për t’u dëshmuar se keni aftësi profesionale, do të varet nga planet tuaja aktuale. Sa i përket situatës financiare, pikërisht jeni duke hyrë në periudhën e cila do të zgjasë edhe gjatë muajve të ardhshëm, kur edhe do të keni mundësi që nëpërmjet angazhimit personal të krijoni të ardhura të mira materiale. Nëse nuk do të mund të merrni një punë që do të paguhet më mirë, me angazhimin tuaj do të mund të fitoni ndonjë formë shpërblimi, apo stimulimi.

  • Shendeti

    Do të keni një muaj të lodhshëm. Gjeni kohë të mjaftueshme për gjumë dhe pushim.

  • Dashuria

    Akoma jeni nën ndikimin e ngjarjeve të bukura të të festave të kaluara. Njohjet e reja të cilat i keni krijuar, do të ndikojnë në mënyrë stimuluese tek ju. Argëtohuni dhe shoqërohuni sa më intensivisht. Nëse tashmë akoma nuk keni filluar një lidhje të re, jeni në rrugë të mirë që të takoni një person që do t’u përshtatet kritereve tuaja. Nga fillimi i javës një Gaforre e këndshme do të mund të jetë sfidë e re për ju. Ndërkaq personat e martuar vetëm gjatë vikendit mund të bisedojnë për plane të rëndësishme.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Rezultatet e angazhimeve bëhen më të dukshme që në muajin shkurt. Përgjegjësia dhe risitë ju sjellin përkrahje të eprorëve, por edhe xhelozi të kolegëve, prandaj kujdes kujt do t’i besoni. Nuk jeni të kënaqur me vendin e punës, do t’ju ofrohen raste të shumta për ndryshim, mirëpo deri në verë kujdes nga vendimet e pamatura. Zhvillimi i rrjetit të kontakteve dhe puna në arsimimin vetjak do t’ju shpaguhet shumëfish.

  • Shendeti

    Ritmi i ashpër i jetës që në mars do të fillojë të marrë haraçin, andaj kujdesuni se çfarë fusni në organizëm. Flini më shumë gjumë, praktikoni teknikën e re të relaksimit dhe qëndroni më shpesh në natyrë. Aktivitetet e domosdoshme fizike shmangni deri në gusht, dhe vetëm atëherë jepni vetes relaksim. Në tetor kujdes nga infeksionet e organeve gjenitale.

  • Dashuria

    Jeta dinamike shoqërore beqarëve dhe beqareve u sjell njohjet premtuese. Edhe pse deri në verë do të jeni më të gatshëm për flirt sesa për lidhje serioze, do të ankoheni për veprimin e gabueshëm, në muajin gusht do të keni rastin e ri. Mungesa e ndërgjegjes për të vepruar në bashkësi dhe për marrëdhëniet ekzistuese do të jenë pengesë, posaçërisht nga shkurti deri në prill. Nëse jeni të gatshëm që fjalën “Unë” ta zëvendësoni me “Ne”, në vjeshtë do të keni arsye më shumë për kënaqësi.