Moti
Horoskopi
Binjakët
Binjakët 30 March - 2017
Horoskopi Ditor 27 March - 2017
  • Puna

    Përmirësim i situatës financiare  

  • Shendeti

    Kujdes nga infeksionet urinare  

  • Dashuria

    Keni arritur kulmin e dashurisë

Horoskopi Mujor March
  • Puna

    Po kërkoni zgjidhje të reja në planin afarist, mirëpo ekzistojnë rrethana të cilat nuk varen nga vullneti dhe ndikimi juaj. Në harmoni me orientimin tuaj pozitiv po silleni me shumë entuziazëm dhe po bëni një jetë aktive shoqërore. Kërkoni raste të mira që t’i realizoni kontaktet e pazakonshme, nga të cilat do të varet suksesi juaj. Në periudhën nga 20 marsi, është mjaft me rëndësi t’i zgjidhni disa çështje pronësore apo statusore.

  • Shendeti

    ujdesin shëndetësor e keni lënë pak pas dore. Është koha që të mendoni për një kontroll mjekësor.

  • Dashuria

    Herë-herë po silleni sikur interesimi juaj emocional për një person të caktuar nuk është i karakterit afatgjatë. Nuk dëshironi të ngarkoni veten me lidhje emocionale dhe po “shpikni” arsyetime të llojllojshme, në mënyrë që t’i arsyetoni sjelljet tuaja në disa situata delikate. Megjithatë, dikush tek ju po nxit ndjenja të ngrohta dhe po ju orienton drejt planeve të përbashkëta. Po e bindni veten se jeni bërë “cak” i shikimeve kureshtare apo ndodheni në sferën e interesimit të dikujt. Lirisht shfaqni ndjenjat dhe qëllimet tuaja emocionale. Kënaqësia e cila rezulton nga lidhja dashurore paraqet lumturinë tuaj intime, ndërkaq marrëdhënia me personin e dashur më së shumti ndikon në pamjen tuaj të mirë, në shkëlqimin e brendshëm dhe në vetëbesimin të cilin e keni.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Në detyrat të cilat kërkojnë kreativitet dhe paraqitje në publik do të arrini rezultate të shkëlqyeshme, por do t’u bëjë mirë edhe të gjithëve të cilët vendosin t’i materializojnë pasionet vetjake. Nëse mendoni për ndërrimin e vendit të punës, mos merrni vendime me nguti dhe informohuni mirë për punëdhënësin e ardhshëm. Me siguri do të zbuloni që ajo që ju ka dukur ideale, në realitet nuk është ashtu. Kujdes me marrëdhëniet me bashkëpunëtorët.

  • Shendeti

    Në pjesën më të madhe e vitit do të keni tepricë energjie, pra është momenti i mirë që të kujdeseni për formën trupore. Në shkurt do të keni motivim të mjaftueshëm të bëni ushtrime fizike, gjë që do të shprehet në mënyrë të përshtatshme në gjendjen tuaj të përgjithshme. Deri në tetor do të shmangni me sukses vështirësitë, mirëpo deri atëherë shprehitë e pashëndetshme do të fillojnë të marrin haraç.  

  • Dashuria

    Akoma nuk e keni gjetur shpirtin binjak, po arrin koha për të njohur më shumë kandidatë potencialë. Deri në verë do të jeni të prirë për flirt me disa persona, mirëpo gushtin do të prisni në përqafim të personit të vërtetë. Mirëkuptimi i dyanshëm do të forcojë hallkat të cilat lidhin partnerët në lidhje të gjata, ndërkaq tetori do t’ju sjellë përtëritje afshi. Në marrëdhëniet në të cilat tashmë një kohë të gjatë po mbizotëron pakënaqësia – deri në fund të vitit do t’i përfundojë, do të ndiheni më të çliruar.