Moti
Horoskopi
Akrepi
Akrepi 29 May - 2017
Horoskopi Ditor 28 May - 2017
  • Puna

    Projektet po shkojnë sipas planit  

  • Shendeti

    Gjendje e ndryshueshme  

  • Dashuria

    Një befasi e këndshme

Horoskopi Mujor May
  • Puna

    Nga puna e re po prisni shumë, posaçërisht fitim të mirë. Nëse realizohet vetëm gjysma e asaj që keni planifikuar, do të jeni të kënaqur.

  • Shendeti

    Sistemi nervor ju është seriozisht i rrezikuar.

  • Dashuria

    Kushtojini kujdes fjalëve, sepse ato gjatë periudhës në vijim mund t’ju shkaktojnë shumë telashe. Thonë se heshtja është ar, por ju i dini mënyrat se si ta bëni për vete personin tuaj të dashur.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Rritja e obligimeve në shkurt nga ju do të kërkojë zell, organizim dhe profesionalizëm. Kur të tregoheni që keni aftësi për të gjitha detyrat e rëndësishme dhe kur asgjë të mos ju duket e vështirë, rezultatet nuk do të mungojnë andaj do të jeni të shpërblyer në mënyrë adekuate për angazhimet në punë. Sjellja e mirë me eprorët dhe bashkëpunëtorët do t’ju shtojë shanset për avancim të mëtutjeshëm, ndërkaq nëntori do t’ju sjellë ofertën të cilën nuk do të mund ta refuzoni.

  • Shendeti

    Pos aktivitetit fizik, do t’ju përshtatet edhe aktiviteti i shtuar mendor, ndërkaq mprehtësia e mendjes me detyra enigmatike në qershor do t’ju ndihmojë të përmirësoni përqendrimin e dobësuar. Nga tetori deri në dhjetor kujdes me nyjat, ndërsa dhembjet e shpinës zgjidhni me gjimnastikë mëngjesi dhe me shtrirje të shpeshta pranë tavolinës së punës.

  • Dashuria

    Me fillimin e vitit beqarët dhe beqaret nuk do të kenë nevojë që në praninë e ndokujt të ndiejnë “dridhje në stomak”. Kur në qershor të bindeni për realitetin, do të shihni që personi përkatës nuk është ideal, mirëpo duhet të kujtohen që të tillë nuk janë as ata vetë dhe se duhet pyetur në është e krijuar bash për ta. Përgjigjja pozitive paralajmëron verë shumë të zjarrtë. Komunikimi i hapur me partnerin dhe gatishmëria për kompromise personave që janë në lidhje do t’u ndihmojë që të ripërtërijnë lidhjen.