LAJMI I FUNDIT:

Hormoni që rritë jetëgjatësinë për 40 për qind dhe mbron sistemin e imunitetit nga plakja

Hormoni që rritë jetëgjatësinë për 40 për qind dhe mbron sistemin e imunitetit nga plakja

Sipas gjetjeve, hormoni i njohur si FGF21, e mbron sistemin e imunitetit nga sulmet e plakjes.

Prej fillimit të njerëzimit, janë bërë përpjekje, që të zbulohet një eliksir për jetëgjatësi dhe rrini të përhershme.

Në Shkollën Medicionale të Yales, po pretendojnë se janë një hap afër, për gjetjen e një eliksiri të tillë.


Sipas një studimi, është gjetur një hormon që prodhohet nga gjëndra thymus, i cili mund të zgjasë jetën për 40 për qind.

Me anë të këtij hormoni, pretendohet që në të ardhmen të parandalohet plakja, obeziteti, si dhe sëmundjet tjera si kanceri dhe diabeti i tipit dy.

Kur funksionon normal, gjëndra timus, prodhon qeliza T për sistemin e imunitetit.

Por me moshë, gjëndra trashet dhe e humbë efektin në krijimin e qelizave vitale.

Humbja e qelizave të reja T në trup, e rritë mundësinë e infektimit dhe shumë kancere në moshë më të shtyrë.

Në eksperimentet e bëra me minj, të cilëve iu është injektuar FGF21, kanë pasur sistem shumë të mirë të organizmit.

Deri më tani nuk janë bërë hulumtime në njerëz, por pritet që në rast eksperimenti, rezultatet të jenë pozitive, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori