LAJMI I FUNDIT:

Hoqi veshjen e kapërthyer dhe me mëngë të mbyllura, derisa qëndronte mbi xhama të thyer (Video)

Hoqi veshjen e kapërthyer dhe me mëngë të mbyllura, derisa qëndronte mbi xhama të thyer (Video)

Burri i njohur vetëm si Stevie, e ka hequr një veshje me mëngë të mbyllura dhe të kapërthyer mirë, derisa lëvizte sipër xhamave të thyer që i vendosi në një rrugë në New York.

Pas minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë mund të shihni veprimet e tij, derisa zhveshi pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.


“Mos e provoni këtë gjë në shtëpi, sepse është e vështirë dhe mund t’ju shkaktojë probleme”, ka thënë Steve, derisa lëvizte këmbëzbathur.

Ky rast është shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale, duke zgjuar interesim në formën se si e largoi veshjen, e cila përdoret për të sëmurët mental që bëhen të dhunshëm. /Telegrafi/