LAJMI I FUNDIT:

Honda Civic Si nuk do të jetë aq i fuqishëm sa që pritej (Foto)

Honda Civic Si nuk do të jetë aq i fuqishëm sa që pritej (Foto)

Me të bërë të ditur se do të lansohet modeli i ri Civic Si, është nënkuptuar se do të jetë po aq i fuqishëm dhe i shpejtë sa edhe është Type R.

Por, zyrtarë të kompanisë Honda i kanë hedhur poshtë këto spekulime, duke thënë se Civic Si do të jetë një veturë e thjeshtë, shumë efikase por jo edhe e shpejtë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse prodhuesi japonez është fokusuar te Type R, modelet tjera janë punuar të kenë përformancë më të vogël, por të përmbushin kërkesën në treg.

Pa dhënë detaje shtesë, është thënë se makina që lansohet gjatë vitit që vjen, nuk do të ketë mbi 280 kuajfuqi.

Për të gjitha risitë për këtë veturë, Honda do të njoftojnë gjatë muajve të verës. /Telegrafi/