LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit, kërcënojnë me bllokim të rrugës për në Manastir

Historianët e Deçanit, kërcënojnë me bllokim të rrugës për në Manastir

Heshtja e Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të tyre për ta zgjidhur kontekstin pronësor të krijuar tash e sa vjet në mes Manastirit të Deçanit me qytetarët, ndërmarrjes publike dhe Komunës së Deçanit, ka bërë që Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, t’i jap ultimatum Qeverisë së Kosovës.

Ata në një komunikatë të dërguar për media kanë thënë se ultimatumi i dhënë për të zgjidhur këtë kontekst pronësor, do të përfundoj sot në ora 16:00.


Ata më tutje kanë theksuar historianët e Deçanit thonë se heshtja e Qeverisë se Republikës se Kosovës ndaj kërkesave të tyre dhe mos interesimi i institucioneve tona për këtë problem, është një anomali e pa shërueshme.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

“Me këtë rast ne konfirmojmë se gjatë këtyre ditëve, me shumë se dy javë, më shumë janë interesuar institucionet ndërkombëtare në Kosovës për kërkesat tonë se sa institucionet tona, çka të jep të kuptojnë se ky shtet dhe drejtuesve të institucioneve tona nuk ju intereson interesi i përgjithshëm i qytetarëve të vendit, por interesi i tyre e që është pasurimi ne kurriz të popullit dhe ruajtja e pozitave të tyre. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se pas datës 21 prill 2017, do të shpallët bllokimi i rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shprehje e pakënaqësive me institucionet e Kosovës të cilat me ngulm duan që të i falin pronë publike Manastirit të Deçanit. Ne, jemi kundër faljes se pronave këtij institucioni kur dihet se aty preket interesi jetik i qytetarëve të Komunës se Deçanit. Andaj, apeli i jonë i fundit drejtuara institucioneve tonë, para përshkallëzimit të situatës ne Deçan është :Tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, me një vendim të veçantë t’i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria. Mos respektimi i këtyre dy kërkesave, e që janë kërkesa të kamotshme, kërkesa këto që i kanë dërguar në AKP dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, vetëm sa do të ngulmojë situatën në Deçan, kurse, ata si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nuk do të marrin përsipër asnjë situatë, e cila do të krijohet pa këndshëm në këtë qytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori