LAJMI I FUNDIT:

Historia e Andersonit – Nga ‘Golden Boy’ në një lojtar të padëshiruar dhe problematik (Foto/Video)

Historia e Andersonit – Nga ‘Golden Boy’ në një lojtar të padëshiruar dhe problematik (Foto/Video)

Kur tetë  vite më parë, Anderson Luiz de Abreu Oliveira, fitoi trofeun e çmuar për të rinj ‘Golden Boy’, dhe u votua nga 30 gazetarë, ishte pritur që ai të kishte një karrierë të madhe.

Pas tetë vitesh ai është kthyer në Brazil edhe pse para tetë vitesh ishte kthyer në një yll të futbollit evropian.


Ai debutoi me Gremio si tinejxher, ndërsa pas një viti nënshkroi me Porton, ku presidenti Pinto da Costa pagoi 7 milionë euro për të.

Kur çmendi Alex Fergusonin me talentin e tij
Kur çmendi Alex Fergusonin me talentin e tij

Pas vetëm një sezoni në Portugali, skuadra e Manchester United, pagoi 30 milionë euro për lojtarin premtues.

Kur luante së bashku me Ronaldon, Piquen dhe Evran te United
Kur luante së bashku me Ronaldon, Piquen dhe Evran te United

Në sezonin e tij të parë ai fitoi Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke zhvilluar një numër të madh të ndeshjeve.

Në atë sezon edhe pse luajti 38 ndeshje nuk shënoi asnjë gol.

Ai pas largimit të Sir Alex Ferguson kishte kaluar si lojtar i dorës së dytë, pasi  David Moyes nuk e pëlqente, ku dhe ishte huazuar te Fiorentina.

Aventura në Serie A doli të jetë zhgënjyese dhe pas disa muajsh ai u kthye në United, ku trajner ishte Louis Van Gaal.

Një dështim te Fiorentina
Një dështim te Fiorentina

Ai zhvilloi 90 minutat e fundit për Unitedin në humbjen turpëruese prej 4-0 nga Milton Keynes Dons në Capital One Cup, dhe u pa që ajo ishte ndeshja e fundit e tij në nivelin më të lartë të futbollit.

Tani ai luan te Internacional.

Pjesë e Internacional
Pjesë e Internacional

Ai humbi një penallti në debutim, dhe iu desh oksigjen në ndeshjen e zhvilluar në La Paz kundër The Strongest në një lartësi 3,637 metra mbidetare.

Ai u sulmua edhe nga tifozët pas humbjes 5-0 kundër Gremios, ndërsa u kacafyt edhe me bashkëlojtarin e tij William në stërvitje.

Me 28 vjet mbi supe dhe një çmim të ‘Golden Boy’, ai vazhdon ta çmend botës, por kësaj radhe për të keq.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori