LAJMI I FUNDIT:

Hiperaktivët kanë prirje për të parashikuar

Hiperaktivët kanë prirje për të parashikuar

Fëmijët të cilët vuajnë nga hiperaktiviteti kanë më shumë shanse të fillojnë të pinë duhan në adoleshencë sesa moshatarët e tjerë.

Deri te ky konkluzion ka arritur ekipi i studiuesve i Spitalit të Fëmijëve në Sinsinati.

Të dhënat e grumbulluara në mesin e 2.500 të intervistuarave nga mosha 12 deri në 15 vjeç tregojnë që edhe çrregullimi i kujdesit është një ndër faktorët e rrezikut për konsumim të alkoolit në këtë moshë.

Studiuesit kanë theksuar që fëmijët hiperaktivë kanë tri herë gjasa më të mëdha për të pirë duhan dhe pije alkoolike sesa të tjerët.

Mungesa e kujdesit kryesisht konsiderohet çrregullim, mirëpo ekspertët thonë që nuk është edhe bash ashtu.

Këta fëmijë më së shpeshti janë shumë inteligjentë dhe fantazues, mirëpo mospërshtatja me rregullat e zakonshme dhe me shabllonet në njëfarë mënyre i bën të papërshtatshëm në shoqëri.

Çrregullimi zakonisht shfaqet para moshës shtatëvjeçare, mirëpo vështirë diagnostikohet, sepse simptomat janë të ngjashëm me sjelljen e zakonshme për këtë moshë. /Telegrafi/