0Shares

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka lëvduar formën impresive të Cristiano Ronaldos të treguar ndaj Celta Vigos në ndeshjen që Reali e fitoi me rezultat 4-0.

Ronaldo shënoi hettrik për të heshtur kritikët e tij dhe formën e tij e ka lëvduar Higuain, i cili pëlqeu edhe lojën e treguar nga ekipi në përgjithësi.

“Forma e Ronaldos është e mrekullueshme, shpresojmë se ai do të vazhdojë kështu. Pranë rezultatit 2-0, ata përjashtuan një lojtar të ekipit tonë, por ne arritëm të shënojmë sërish për të mbyllur dilemën e takimit”, ka potencuar Higuain.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)