LAJMI I FUNDIT:

Heynckes i kënaqur me ekipin

Heynckes i kënaqur me ekipin

Strategu gjerman, Jupp Heynckes, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me lojën e treguar nga ekipi i tij të premtën në Volkswagen Arena ndaj Wolfsburgut.

Bayerni fitoi me rezultat solid 2-0 dhe në asnjë moment gjatë gjithë takimit nuk iu cënua fitorja.

“Ne kemi luajtur ndaj një ekipi që sigurisht se ka shfaqur lojën më të mirë sezonale. Wolfsburgu bëri të pamundurën dhe ishte ndeshje e vështirë për ne. Ata ishin agresivë, vraponin dhe na kanë bërë telashe në fillim të takimit”.


“Këto janë ndeshjet që duhet t’i fitoni. Ne edhe një herë kemi treguar se kemi ekip të mrekullueshëm”, ka thënë Heynckes.