0Shares

Në takimin hapës të Kampionatit Botëror të hendbollit, nikoqiri i turneut dhe favoriti për titullin kampion, Franca, pa probleme e ka mposhtur përfaqësuesen e Brazilit.

Francezët dominuan gjatë gjithë takimit dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 31-16. Në asnjëren nga pjesët e lojës, Brazili nuk arriti të shënojë numër dyshifror të golave, duke dëshmuar mbrojtjen elitare të francezëve, që është edhe njëra nga armët më të forta të kësaj përfaqësueseje.

Paraqitje shumë të mirë zhvilloi portieri francez Thierry Omeyer, i cili priti 67% të goditjeve në portën e tij, kurse sa i përket fazës ofansive u dallua Valentin Porte me 6 gola të shënuara, transmeton borozani.

Te skuadra e Brazilit, golashënuesi më i mirë mbrëmë ishte Toledo me 5 gola të shënuara.

Grupet e kampionatit botëror vazhdojnë sot me disa ndeshje, ku bie në sy përballja interesante mes Maqedonisë dhe Tunizisë, e cila vë përballë dy lojtarët e Barcelonës, Kiril Lazarov i Maqedonisë dhe Wael Jallouz i tTunizisë. Në ndeshjet tjera, Rusia është favorite ndaj Japonisë, Sllovenia është favorite ndaj Angolës, Polonia kërkon revansh ndaj Norvegjisë për humbjen në kampionatin e kaluar, ndërsa edhe Spanja pritet të ketë punë të lehtë me Islandën.

Orari i ndeshjeve për ditën e sotme:

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)