LAJMI I FUNDIT:

Helmetat shpëtojnë jetë dhe këto raste e dëshmojnë këtë (Foto)

Helmetat shpëtojnë jetë dhe këto raste e dëshmojnë këtë (Foto)

Të gjithë ata që janë inkurajuar të përdorin helmeta, në të shumtën e rasteve kanë menduar se një kapelë plastike nuk mund të bëjë asgjë për mbrojtjen e shëndetit.

Mirëpo, këto imazhe tregojnë se sa efikase janë këto pajisje sipër kokës, të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, transmeton Telegrafi.


I hiqet copa, por e shpëton kokën

Helmeta motoçiklistësh dhe çiklistësh të ndara në gjysmë, të gjakosura apo me pjesë të shkëputura, janë ato që dëmtuar në vend të kokës së bartësit.

Gërvishtjet e ashpra që mund të ishin në fytyrë

Nuk janë vetëm sportistët që kanë shpëtuar nga lëndimet, por edhe punëtorët e ushtarët, që i kanë shpëtuar nga pjesët e forta apo edhe plumbat.

Ndahet në gjysmë nga goditja e rëndë

Statistikat e një organizate të çiklistëve, tregojnë se 81 për qind e rasteve të vdekjeve të atyre që ngisnin biçikletë, ishte kur nuk po bartnin helmetë.

Pjesa metalike që mund të përfundonte në kokën e punëtorit

Kur është fjala te motoçiklistët, shifrat janë shumë më të këqija dhe situata është më e rëndë.

Motoçiklistët vazhdojnë të ngasin pa helmeta

Rreth 40 për qind e vdekjeve në aksidente, është pikërisht mungesa e kësaj pajisje, ndërsa nuk po shkon duke u përmirësuar.

Shpëton ushtari nga plumbi

Deri në vitin 2000 ishin rreth 70 për qind që bartnin helmetë, tani ky numër ka rënë për dhjetë për qind në vend se të ngrihej.

Inkurajoni të gjithë të bartin helmetë kur kanë nevojë

“Përkujtoni atyre që nuk bartin helmeta apo që e kanë harruar ndonjëherë në shtëpi, se sa të rëndësishme janë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori