LAJMI I FUNDIT:

Helmet e tymit të bardhë

Helmet e tymit të bardhë

Personi që pi duhan dëmtohet si nga toksina që thith ashtu dhe nga toksina e tymit që nxjerr, të cilën e thith përsëri nëpërmjet ajrit.

Të gjithë i njohin dëmet dhe rrezikun e duhanit, por përsëri vazhdojnë ta konsumojnë. E dimë që cigarja përmban më tepër se 4 mijë substance kimike, tranmseton Telegrafi.

Më poshtë po listojmë dhjetë substancat më të rrezikshme që përmban cigarja:

Amoniaku: përdoret për të rritur nivelin e përthithjes së nikotinës. Amoniaku është edhe lënda bazë e plehut kimik të lëngshëm.

Arseniku: përdoret si ilaç në arën ku mbillet bima e duhanit, njëkohësisht përdoret dhe për të mbytur minjtë.

Kadmiumi: është përbërës metalik që gjendet në filtër dhe mblidhet nga dheu me përbërje acidi të duhanit, përdoret për të karikuar bateritë e telefonave celularë.

Acetoni: përdoret për të hequr dhe pastruar manikyrin dhe për të pastruar banjën.

Butani: ndihmon në ndezjen e cigares.

Propilen glikoli: ndikon në krijimin e varësisë me cigaren dhe përshpejton marrjen e nikotinës nga truri.

Terpentina (vaj eteror): ky vaj i cili përdoret veçanërisht në cigaret me mente përdoret edhe për të holluar bojën dhe për të hequr vernikun e dërrasës.

Benzoli: produktin tjetër që çlirohet nga cigarja e ndezur, benzolin, mund ta gjeni në benzinë dhe ilaçet bujqësore.

Plumbi dhe nikeli: këto metale i gjejmë edhe tek cigarja.

Si i përthith trupi juaj gjithë këta gjëra?

Në të vërtetë nuk mund t’i përthithë. Trupi nuk mund të përthithë krejtësisht çdo pjesë të tymit. Kimikatet e dëmshme të cigares dobësojnë çdo qelizë të trupit tuaj.

Tymi i duhanit ndikon tek gjaku, lëkura, mushkëritë, zemra, shqisat e shijes dhe tek çdo pjesë tjetër që bie në kontakt me të.

Sapo ta lini duhanin trupi fillon ta marrë veten dhe të kthehet në formë. Zgjohen qimet e holla si të iriqit dhe fillojnë përsëri pastrimin, gjëndrat e shijes luftojnë me katranin e krijuar mbi ta.

Oksigjeni fillon të pompojë gaz drejt zemrës dhe pjesëve të tjera të trupit. Dhe me kalimin e ditëve, muajve e viteve, ju do të ndiheni shumë mirë, sikur të mos kishit konsumuar ndonjëherë cigare.

Çfarë na bën duhani?

Ata që konsumojnë një paketë cigare në ditë mbledhin gjatë një viti në mushkëritë e tyre një filxhan të mbushur me katran. Ndërsa cigarja me përmbajtje të ulët katrani është vetëm një përrallë. Për të ulur sasinë e katranit që përthithet nga stomaku prodhuesit e duhanit hapën disa vrima të vockla në filtrin e cigares. Por fatkeqësisht kur ju mbani cigaren në dorë gishtërinjtë mbyllin shumicën e këtyre vrimave dhe përdoruesit e duhanit me përbërje të ulët katrani e përthithin më thellë tymin.

Kimikatet që gjenden në tym përthithen menjëherë nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Dhe nga këtu shkojnë në zemër dhe në çdo pjesë tjetër të trupit tuaj. Sapo ta ndizni cigaren zemra juaj do të fillojë të rrahë më shpejt. Dhe kjo do të thotë 36 mijë rrahje zemre më shumë në ditë.

Tymi i cigares mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës dhe aritmi. Sasia e oksigjenit në gjak pakësohet sepse monoksidi i karbonit i çliruar gjatë pirjes së cigares zëvendëson oksigjenin. Ndërkohë që qelizat kanë nevojë për oksigjen, zemra e mundëson marrjen e tij, por në një kohë më të gjatë.

Nëse do të vazhdoni të konsumoni duhanin rregullisht atëherë do t’ju dobësohen dhe shqisat e shijes dhe nuhatjes. Sepse katrani mbështjell gjuhën dhe rrugët e hundës. Prandaj dhe shumë përdorues duhani pohojnë se cigarja u ka ndryshuar shumë shijet dhe aromën e ushqimeve.

Shumica e përdoruesve të duhanit mendojnë se dëmi shkaktohet në mushkëri, zemër, damarët e gjakut dhe tek shqisat e shijes dhe nuhatjes. Shumë njerëz nuk i japin rëndësi dëmit që cigarja i shkakton lëkurës.

Kur pini cigare damarët e gjakut nën lëkurë ngushtohen, gjithashtu kufizohet dhe sasia e oksigjenit e nevojshme për lëkurën. Kjo gjë shkakton rrudhosjen e lëkurës. Tek përdoruesit e rinj të cigares krijohen rrathë të zinj, të thellë rreth syve dhe rreth gojës. Ngjyra e lëkurës shndërrohet në gri dhe linjat e fytyrës vyshken. Përveç kësaj, duhani ndikon në një plakje më të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori