Hekurudhat e Kosovës po ballafaqohet me një krizë të madhe financiare kohët e fundit. Kjo ka bërë që tash e dy javë të mos ketë asnjë qarkullim të trenave në vend.
Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv i Infrakos-it ka thënë se këtë krizë e kanë paralajmëruar më herët.
“Së fundmi ka qenë kompania TRAINKOS, e cila është kompani e veçantë që merret me operimin e transportit të udhëtarëve dhe mallrave, e cila në pamundësi për t’i mbajtur dhe operuar trenat dhe mjetet lëvizëse në mungesë deri te karburanti si material elementar është detyruar ti ndërpresë trenat dhe kjo ka ndodhë në fillim të muajit gusht. Pra, ka dy javë ditë që të gjithë trenat nacional të udhëtarëve që kanë operuar në Kosovë nuk operojnë më, gjë që Trainkos nuk është në mundësi që t’i shërbejë qytetarët në gjithë territorin e vendit”, tha ai në programin e mëngjesit në RTK-1.
Sipas Thaçit kriza nuk lidhet vetëm me operatorin Trainkos, por edhe me infrastrukturën, sepse Qeveria, si përgjegjëse dhe themeluese e këtyre dy ndërmarrjeve publike nuk e ka kryer obligimin e vet ligjor sipas Ligjit mbi hekurudhat e Kosovës.
“Hekurudhat e Kosovës që në vitin 2011 janë ndarë në dy kompani, në INFRAKOS, e cila menaxhon infrastrukturën e hekurudhave si dhe në ndërmarrjen për operimin e trenave, në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, që quhet TRAINKOS. Pra, ne jemi dy kompani plotësisht të pavarura në menaxhment dhe borde, por që kemi të njëjtin aksionar dhe sigurisht se jemi familje hekurudhore dhe kemi bashkëpunim”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se INFRAKOS është përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës hekurudhore, për rregullimin dhe menaxhimin e trafikut hekurudhor si dhe për menaxhimin e pronës dhe patundshmërisë të cilën e posedon.
Sipas Thaçit dalja nga kjo krizë është që Qeveria e Kosovës t’i paguajë sipas marrëveshjeve paraprake 1.8 milionë euro për INFRAKOS-in, si dhe mbi 1 milion euro për TRAINKOS-in. Nëse kjo shumë nuk paguhet pasojat sipas tij do të jenë të mëdha, sepse nuk do të ketë operim të trenave në Kosovë. Qeveria në shkuarje apo ajo që do të vjen, sipas kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, të ulen urgjentisht dhe të gjejnë një zgjidhje të përkohshme për këtë vit dhe më pas gjithçka të rregullohet me ligj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fermerët duhet të jenë të gatshëm për organizimin e tregut të përbashkët deri më 2030
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën