LAJMI I FUNDIT:

“Hekurudhat e Maqedonisë” me drejtor të ri, pagat e punëtorëve mbeten pa paguar

“Hekurudhat e Maqedonisë” me drejtor të ri, pagat e punëtorëve mbeten pa paguar

Në vend të drejtorit gjeneral të Ndërmarrjes “Hekurudhat e Maqedonisë”, Nikolla Kostov, i cili dha dorëheqje, qeveria dje vendosi që Igor Korunoski të jetë drejtor i ri në detyrë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Korunoski prej nesër (e hënë) do të duhet të fillojë punën, ndërsa pengesa e parë me të cilën do të ballafaqohet është greva e dhjetëra të punësuarëve në “Hekurudhat e Maqedonisë”.


Komisioni i cili e emëroi Korunovskin si drejtor, gjithashtu vendosi që të punësuarit të cilët nuk i kryejnë detyrat e tyre të ndalohen të futen në ndërmarrje.

Ndërsa sindikatat dhe të punësuarit nesër do të sjellin vendim nëse grevën do ta vazhdojnë në oborret e ndërmarrjes ose do të dalin para qeverisë dhe në rrugë e Shkupit./Telegrafi/