LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu, për Thaçin: Figura përçarëse bën mirë të mos ndërhyjë në diçka që s’është kompetencë e tij

Haxhiu, për Thaçin: Figura përçarëse bën mirë të mos ndërhyjë në diçka që s’është kompetencë e tij

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se takimi për reformë zgjedhore i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, nuk është i nevojshëm për subjektet politike, por është i nevojshëm për, siç thotë, “figurën e tij që në vend se të jetë unifikuese është përçarëse dhe e padëshirueshme”.

Sipas saj, Thaçi nuk ka asnjë legjitimitet të thërras takime të tilla, ndërsa shton se ai do të bënte mirë “që të mos ndërhyjë në diçka që nuk është në kompetencë të tij”.


“Ftesa e të ashtuquajturit president, për neve është e papranueshme. Qëllimi i këtij takimi është tendencë e ulët për zgjatje të jetës së kësaj Qeverie që i ka humbur legjitimiteti pas vdekjes së dy projekteve që tentonte me çdo kusht t’i shtynte para”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja e LVV-së, potencoi se Kosovës i duhet një legjitimitet i ri, përmes zgjedhjeve të menjëhershme.

“Në rrethana të tilla, ku korrupsioni ka prekur thellë secilin prej institucioneve dhe ku gjysma e qytetarëve janë të papunë dhe në varfëri për shkak të politikave të mbrapshta e të gabuara të këtyre njerëzve, Kosova nuk ka nevojë për reformë zgjedhore. Kjo Qeveri ka dëshmuar se nuk ka as vullnet dhe as dije për të bërë ndryshimet që i duhen vendit”, tha ndër të tjera Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori