LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ftesa jonë për LDK-në është e hapur

Haxhiu: Ftesa jonë për LDK-në është e hapur

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ketë derën e hapur tek Lëvizja Vetëvendosje për të bashkëqeverisur vendin.

Edhe pse LDK-ja ende nuk i është përgjigjur LVV-së për ftesën që ia ka bërë kjo e fundit,  kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se ftesa për LDK-në ende vlen. Madje sipas Haxhiut,  takimi LVV-LDK është dashur të ndodhë menjëherë pas daljes së rezultateve preliminare.


“Ftesa jonë për LDK-në është e hapur. Konsiderojmë që takimi ndërmjet nesh është dashur të mbahet menjëherë pas certifikimit të rezultateve, por meqë LDK-ja ka zgjedhur të presë certifikimin, presim që ky takim të ndodhë pas certifikimit të rezultateve. LDK-ja duhet të japë kontributin e saj për ta çuar PDK-në në opozitë dhe presim konstruktivitetin e saj në përputhje me rrethanat e krijuara”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se subjekti që ajo përfaqëson në këto zgjedhje ka dyfishuar numrin e deputetëve.

“Pas numërimit të votave me kusht dhe të atyre nga mërgata, ne kemi arritur 32 deputetë. Pra, kemi dyfishuar numrin e deputetëve për këtë legjislaturë. Konsideroj që është vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nuk duhet askush të guxojë ta deformojë këtë vullnet”, ka përfunduar Haxhiu. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori