LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Ende nuk i kemi votat për mocion ndaj Qeverisë

Haxhiu: Ende nuk i kemi votat për mocion ndaj Qeverisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma-s për Kosovën, Valdete Bajrami, tha dje se i kanë nënshkrimet për mocionin ndaj Qeverisë Mustafa. Por, këtë e mohon deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se ende nuk i kanë siguruar 40 nënshkrimet e duhura për ta dërguar në Kuvend mocionin.

“Jemi para afrimit të mbledhjes së 40 nënshkrimeve, por jemi të sigurt që do të kemi edhe nënshkrime të tjera”.

Ajo ka deklaruar po ashtu se vendi është më mirë të shkojë në zgjedhje dhe se ky proces nuk ka nevojë të zvarritet.

Sipas saj Veseli dhe Mustafa kanë nisur të bëjnë fushatë elektorale dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Vendi është më mirë që të shkoj në fushat, pra mos të zhagitet ky proces dhe këto procese për të cilat ne vazhdimisht kemi folur për to. Por ka edhe procese të tjera që janë në këtë keq qeverisje andaj më e mira dhe zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka akuzuar koalicionin qeverisës PDK-LDK për keqqeverisje. Ajo ka thënë se liderët e koalicionit nuk kanë pasur për qëllim interesat e qytetarëve.

“Deklaratat e fundit të dy liderëve tregojnë që nuk kanë qenë serioz dhe në interes të qytetarëve të vendit, por interesat e tyre do të ndëshkohen me vlerësimin e qytetarëve. Andaj edhe zgjedhjet e parakohshme konsideroj që do të ndodhin shumë shpejt”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë se edhe deputetë brenda koalicionit kanë ngritur zërin kundër kësaj qeverie dhe se kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori