LAJMI I FUNDIT:

Hatim Baxhaku: LDK-ja është kapur nga disa persona

Hatim Baxhaku: LDK-ja është kapur nga disa persona

Ish-deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku, ka treguar arsyet që sipas tij e kanë lënë jashtë listës për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Baxhaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ai ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar i devotshëm dhe besnik i LDK-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK.

Postimi i plotë:

PËR TI HEQUR DILEMAT
Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të LDK-së, miq dhe qytetarë të Kosovës.
Meqenëse kam një kërkesë të madhe nga Ju por edhe nga mediet për një prononcim lidhur me disa zhvillime aktuale e për të mos lejuar huti, më lejoni të ju drejtohem dhe të jap disa sqarime .
Në LDK jam inkuadruar që nga themelimi i saj dhe kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të mbajtur në Medresen “Alaudin” në Prishtinë. Arsyeja e vetme ishte që të jap kontributin tim për popullin dhe shtetin e Kosovës në ato rrethana jashtëzakonisht të rënda dhe vendimtare për shqiptarët.
Nuk e di sa ja kam dalë në këte punë.
Jam edhe pjesëmarrës i luftës si mjek në një spital fushorë në Krumë së bashku me një ekip norvegjez në “Operacioni Shigjeta”.
Në LDK nuk jam anëtarësua me pazar: po vij në LDK nëse më beni deputet, ministër, këshilltarë… Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga interesi personal.
Kam një familje nga babai dhe nëna, ndjesë pacin, që numëron 40 anëtarë. Nē këtë familje kam 8 të rijë, vajza dhe djem të mrekullueshëm, të gjithë me fakultete të kryera, bile edhe Master dhe asnjëri nuk është i punësuar.
Asnjëherë po e përsërisë asnjëherë nuk kam trokitur në parti ose në institucione për ti punësuar “me të njofshëm”.
Po presë të punësohen një ditë në kushte të barabarta për të gjithë. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së kam deklaruar se nuk ka asnjë problem pse unë nuk jam në listën për deputet sepse kështu e kanë parapar disa kapës të partisë( dhe me këtë nuk aludoj në Isa Mustafën).
Propozova që në Listën e Kandidatëve për Deputet të futën edhe dy kandidat tjerë nga Prizreni përveç atyre që ishin në atë listë.
Kam permendë edhe disa vërejtje për vendimet që merren në strukturat e larta të partisë pa diskutim të mirëfilltë në ato forume, dhe defektet në komunikimin e atyre strukturave me deputet e gupit parlamentar, dhe kam kërkuar që kjo punë të bëhet në kordinim më të mirë që pastaj deputet mos të akuzohen për mosrepektim të vendimeve të organeve partiake.
Me këto qështje thashë se duhet dhe do të merremi pas zgjedhjeve në mënyrë institucionale në forumet e LDK-së. Kaq.
Dua me këtë rast që tua heqi dilemat që të gjithëve, pa përjashtm :
Hatim Baxhaku ka qenë, është dhe do të mbetet anëtar shumë i devotshëm dhe besnik i LD K-së sepse unë punoj për këtë dhe besoj në LDK.
Do të jam pa asnjë rezervë përkrahë kandidatëve për deputet nga qyteti i Prizrenit e me gjerë dhe të koalicionit parazgjedhor sepse kam besimin se është gjëja më e mirë që po i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të shtetëformimit dhe integrimeve euroatlantike, aty ku e ka vendin ajo dhe qytetarët e saj.
Jam thellësisht i bindur se do t’ja dalim me sukses.
Me Fitore #Shihemi në Finale.
Sinqerisht i Juaji, Hatim Baxhaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori