LAJMI I FUNDIT:

Hasi provokohet me pyetje nga gazetarët serb në konferencë, por ua kthen me maturi

Hasi provokohet me pyetje nga gazetarët serb në konferencë, por ua kthen me maturi

Trajneri me prejardhje nga Kosova, Besnik Hasi, ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve serbë rreth komenteve të bëra nga ai javën e kaluar, kur tha se vjen nga “Kosova e Shqipërisë”.

Hasi momentalisht është trajneri i gjigantit grek, Olympicosit, ndërsa nesër (e martë) skuadra e tij do të ndeshet me serbët e Partizanit të Beogradit.


Tifozët e Olympiacosit provokojnë Besnik Hasin, hapin pankartën "Kosova është Serbi" (Video)
Lexo po ashtu Tifozët e Olympiacosit provokojnë Besnik Hasin, hapin pankartën "Kosova është Serbi" (Video)

Këto dy skuadra ballkanike do të ndeshen nesër në Beograd mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Sot (e hënë) është mbajtur konferenca për shtyp para ndeshjes, ku gazetarët serbë kanë pyetur Hasin rreth deklaratave të tij të bëra javën e kaluar se ai vjen nga ‘Kosova e Shqipërisë’, por trajneri kosovar refuzon të flas për atë temë duke ua kthyer me maturi.

Hasi nuk flet rreth provokimeve të tifozëve të Olympiacosit
Lexo po ashtu Hasi nuk flet rreth provokimeve të tifozëve të Olympiacosit

“Këtu kemi ardhur të flasim për futboll dhe të mbesim në këtë temë. Për ato gjëra le të flasin ata për çka paguhen”, iu ka thënë Hasi gazetarëve serb, përcjell Telegrafi.

Hasi gjatë stërvitjes një ditë para ndeshjes

Hasi më pas ka folur edhe për ndeshjen e nesërme, ku ka theksuar se ka disa futbollistë të lënduar, por janë gati për këtë takim.

“Kemi lojtar të lënduar, por kemi një super ekip. Kam luajtur një herë këtu, e di çfarë atmosfere më pret. Jemi të përgatitu për këtë”, përfundoi trajneri nga Gjakova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori