LAJMI I FUNDIT:

“Hashish Thaçi”, “Opps” – ky është Buta i cili sot vjen “Mbi Re” me Ledri Vulën (Video)

“Hashish Thaçi”, “Opps” – ky është Buta i cili sot vjen “Mbi Re” me Ledri Vulën (Video)
Buta dhe Ledri Vula

Ylli i ri i hip hopit, Buta, do të lansojë në ora 13:00 premierën e madhe të bashkëpunimit me Ledrin, i titulluar “Mbi re”.

Bëhet fjalë për një manifest të hip hopit, i cili dallon nga projektet e fundit të Ledrit për konsum veror, pasi në projektin e ri pritet të vijë në pah teksti dhe tema e këngës.


Buta, i njohur më shumë nga të rinjt dhe nga adhuruesit e hip hopit në vendin tonë, së fundmi lansoi “mixtape” “pranverë-verë 2017” me dhjetëra këngë.

Teksa po punonte në këtë “mixtape” ai vendosi t’i përkushtohej kompanisë Nesër Music, duke u bashkuar në ekipin e Ledri Vulës dhe Era Istrefit.

Intervista e Butës për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Butës për Telegrafin

Unik në mënyrën se si i shkruan këngët dhe i interpreton ato, Buta do të jetë risia më e madhe në skenën e hip hopit.

Ndër këngët e tij që janë pëlqyer më së shumti së fundmi dhe me tekst karizmatik janë këngët “Hashish Thaçi” dhe bashkëpunimi me Mc Kreshën, “Opps”.

Me videoklipe kreative dhe tekste interesante, ish anëtari i The Infamous Ham Squad pritet të jetë vula e re në hip hopin shqiptar, një prurje që i ka munguar skenës tash e sa kohë, prurje e cila rikthen vëmendjen kah hip hopi i vërtetë.

Në një intervistë në Prive kohë më parë ai potencoi se nuk do ta ndryshojë stilin pa marrë parasysh, kurse i pyetur nëse do t’ua marrë bukën reperëve tjerë, ai tha se do të punojë që atyre t’u mbeten vetëm “disa trosha”.

Tejet kontravers në deklarimet e tij, por kreativ në muzikën që bën, është bashkëpunimi i madh me Ledri Vulën ai që do ta katapultojë të riun drejt majes së skenës së hip hopit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori