LAJMI I FUNDIT:

Hashim Thaçi: Gjykata Speciale, padrejtësi historike që është dashur të gëlltitet

Hashim Thaçi: Gjykata Speciale, padrejtësi historike që është dashur të gëlltitet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur rreth formimit të Qeverisë së ardhshme, e cila sipas tij do të formohet pa vonesa.

Ai gjithashtu ka folur edhe për dialogun me Serbinë, i cili sipas presidentit Thaçi, pas pesë vjetësh të dialogut teknik dhe arritjes së disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe zbatimit të disa prej tyre, ka ardhur koha që ky proces të shkojë drejt përmbylljes.


Ai tha se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike.

Përveç këtyre, presidenti i vendit ka folur edhe për Gjykatën Speciale, të cilën e ka konsideruar si një padrejtësi historike që është dashur të gëlltitet.

Nga 6 korriku, Gjykata Speciale për krime lufte ka plotësuar të gjitha parakushtet ligjore-kushtetuese që të nisë me punën, që nënkupton edhe me proceset e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët pretendohet se kanë kryer krime.

Në lidhje me këtë, Thaçi tha se Kosova i ka kryer obligimet e veta politike dhe institucionale.

“Tash politika nuk duhet në asnjë rrethanë të krijojë opinione çfarë dëgjohen aty-këtu. Politika duhet të hesht dhe t’i jap mbështetje të fuqishme sistemit të drejtësisë”, tha Thaçi.

“Unë edhe si ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm kam udhëhequr këtë proces të themelimit të Gjykatës me besimin e plotë dhe të patundur që të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n dhe Bashkimin Evropian”.

“Kam qenë i vetëdijshëm se ka qenë një Gjykatë e padrejtë historikisht dhe një-etnike, por ka qenë dashtë të gëlltitet kjo re e zezë që sillej mbi Kosovën në interes të vendit dhe perspektivës euro-atlantike të shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi tha se Kosova ka dhënë tashmë shembullin më të mirë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, çka është dëshmuar edhe në proceset e deritashme.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori