LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Kosova, peng i dhjetë personave

Hasani: Kosova, peng i dhjetë personave

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, në një analizë për politikën e jashtme amerikane, ka trajtuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë ish-udhëheqësit e UÇK-së që dyshohen për krime lufte.

Hasani ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një mosdurim në popullsi, e cila me padurim pret nisjen e punës së saj me qëllim që të dihet njëherë e mirë se krimi eventual i kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe menjëherë pas saj ka vulë individuale e assesi kolektive.

Sipas tij, Kosova është peng i 10 personave që dyshohen për krime lufte.

“Fundja, shtetet dhe popujt asnjëherë nuk janë vënë dhe nuk mund të vihen në bankën e të akuzuarve. Fillimi i punës së Gjykatës Speciale përbën një shpresë për hapje të një hapësire të re dhe të një faqeje të re në jetën publike kosovare: Kosova përfundimisht, duhet thënë hapur, ka kohë që ka ngelur peng i jo më shumë se dhjetë vetëve të cilët dyshohen për kryerjen e krimeve më monstruoze të karakterit ndërkombëtar”, ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se formimi i gjykatës ka qenë pjesë e përpjekjeve të aleatëve perëndimorë të Kosovës për ta ndarë “shapin prej sheqerit”, për t’ia mbyllur gojën Rusisë së Putinit që në vazhdim ka synuar barazimin e krimeve të Millosheviqit të kryera në Kosovë me krimet eventuale individuale dhe krejt spontane që mund t’i kenë kryer disa individë në Kosovë.

“Tani që Rusisë po i rrëzohet velloja e fuqisë fiktive, e krijuar këtyre viteve të fundit, puna e Gjykatës Speciale ka edhe më shumë kuptim dhe efekt. Tani e tutje Gjykata Speciale është biznes i kosovarëve dhe i aleatëve të tyre perëndimorë, të cilët kanë qëllimin e njëjtë: zbardhjen e kapitullit të luftës, sado që i dhimbshëm mund të dalë për qytetarin e zakonshëm në Kosovë dhe për aleatët e Kosovës që ndihmuan çlirimin e Kosovës nga Serbia”, ka theksuar Hasani. /Insajderi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori