LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është fitorja

Hasani: Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është fitorja

Kandidati për deputet nga NISMA, Bajram Hasani, ka thënë se qytetari i Kosovës më 11 qershor do të dijë se për kënd të përcaktohet. Sipas tij, qytetari i Kosovës tashmë e ka të qartë se kush janë ata që kanë punuar në çlirimin, krijimin dhe ndërtimin e këtij shteti.

“Ata e dinë se kush mund t’i shtyjë përpara çështjet e mëdha të Kosovës. Qytetari është i vetëdijshëm për kënd do përcaktohet dhe kush janë ata që gjithnjë e mbajnë fjalën. Ne në NISMA e kemi dëshmuar që qytetarin e kemi në rend të parë, sepse gjithnjë e respektojmë fjalën e dhënë”, ka thënë Hasani.

Hasani i cili në këto zgjedhje garon me numrin 22, ka thënë se gjatë disa takimeve me qytetarë e kryesisht të rinj, e ka vërejtur tek ta disponimin për fitoren e kandidatëve të NISMA’së dhe mbështetjen e madhe për Ramush Haradinajn.

“Për një Kosovë ku të rinjtë do të jenë prioritet me mundësi shkollimi e punësimi, për një Kosovë me punëtorë të kënaqur me pagat e tyre e pensionist me pensione të dinjitetshme atëherë besoni në listën tonë. Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është edhe fitorja e suksesi. Ëndrra për tu bërë kryeministër kësaj radhe kandidatit të LDK-AKR-Alternativa dhe kandidatit të Vetëvendosjes do tu mbetet vetëm ëndërr në sirtar”, ka thënë Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori