LAJMI I FUNDIT:

Hart kërkohet edhe nga një skuadër angleze

Hart kërkohet edhe nga një skuadër angleze

Joe Hart nuk do të vazhdoj qëndrimin te Torino.

Pas huazimit një vjeçar, portieri anglez është rikthyer në Manchester City por që pritet të largohet edhe nga ky klub.


Pep Guardiola nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe Hart po kërkon një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

Së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe skuadra tjetër angleze Watford.

30-vjeçari ka një kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019, ndërsa ‘Citizens’, kërkojnë rreth 15 milionë euro për të.

Watford është e gatshme të ofrojë këtë shumë për transferimin e Hartit në Londër.

Interesim për anglezin ka shprehur edhe ekipi i rikthyer në elitë, Newcastle United. /Telegrafi/