0Shares

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, ka thënë se diferenca e pikëve me liderin e tabelës Manchester Unitedin po bëhet e madhe.

City barazoi me Liverpoolin 2-2, teksa Manchester United e ngriti në 10 pikë diferencën mes tyre.

“Fatkeqësisht është diferencë e madhe dhe po bëhet edhe më e madhe për ne por ne duhet të ecim përpara”, tha ai.

“E kemi vënë vetën në një pozitë më të keqe se sa do të kishim dashur të ishim, por ne e dimë që do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Hart për Talksport. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)