LAJMI I FUNDIT:

Hart: City dhe United janë në një nivel

Hart: City dhe United janë në një nivel

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, beson se kamponi i Anglisë është në të njëjtin nivel me liderin e sezonit të sivjetmë, Manchester United.

“Mendoj se jemi në një nivel me Unitedin. Ata e vazhdojnë traditën dhe e bartin atë fanellë, fanellën e kuqe e cila ndonjëherë i dërgon në një nivel tjetër”.

“Por jam i sigurt se me kalimin e kohës edhe fanella e kaltër do të jetë njësoj”, ka thënë anglezi për Daily Mail.


Djajtë e Kuq kryesojnë Kampionatin anglez me gjashtë pikë më shumë se rivali lokal, City. /Telegrafi/