0Shares

Mështekna është një ndër bimët me ndikim të fuqishëm. Çaji bëhet nga sythat dhe fletët e mështeknës dhe është një ndër diuretikët më të fuqishëm natyralë.

Ky çaj avancon tajitje të lëngjeve të tepërta nga trupi, ndihmon me rastin uljen e ënjtjeve të cilat mund të shfaqen për shkak të problemeve me zemrën apo sëmurjen e veshkave, transmeton Telegrafi.

Meqenëse çaji nga mështekna nxit tajitje të lëngjeve të tepërta, ai gjithashtu nxit eliminim të toksinave nga trupi.

Prandaj, mështekna (Betulaalba) është “gjuetar” aktiv në trup. Aq më tepër, çaji nga mështekna dezinfekton edhe traktin urinar.

Çaji nga mështekna nuk duhet të pihet shumë shpesh, sepse ekzistojnë edhe bimë të tjera të cilat gjithashtu ndikojnë tajitje të urinës, mirëpo ai rekomandohet posaçërisht zbërthimin e gurëve dhe nxjerrjen jashtë pa dhembje nga veshkat.

Fletët e mështeknës me sukses janë përdorur për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, rrebullit, eliminimin e proteinave nga urina, nxjerrjen e thartirës nga organizmi dhe përdoret si ilaç për ethe dhe sëmundje reumatike.

Lëngu dhe vera nga mështekna janë ilaç natyral për trajtimin e arterosklerozës, peshës së tepërt trupore, gurëve n veshka dhe sëmundjeve të tjera të veshkave.

Receta natyrale nga mështekna:

Çaj për eliminimin e tepricës së lëngjeve nga organizmi

▪ 5 g fletë mështekne,
▪ 5 g rozmarinë,
▪ 5 g fletë hithi,
▪ 10 g hjekëse fushash (Equisetumarvense),
▪ 10 g fletë boronice.

Një lugë e kësaj përzierjeje qiteni në dy decilitra ujë të vluar. Mund të shtoni mjaltë në çajin e ftohur.

Çaj kundër reumës dhe ishiasit

Përdorni të njëjtën sasi mështekne, hidhi dhe kore të pejze (Rhamnuscatharticus).

Përgatitni dhe pini çajin në të njëjtën mënyrë si edhe te receta e mëparshme.

/Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)