LAJMI I FUNDIT:

Haraqija: PAN-it i takon ta formojë qeverinë

Haraqija: PAN-it i takon ta formojë qeverinë

Astrit Haraqija, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore, ende të pacertifikuara, e drejta për formimin e qeverisë i takon koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Ai ka thënë se nga këto zgjedhje si parti kanë humbur Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa të gjitha të tjerat kanë fituar.

“Situata aktualisht thotë se PAN-i duhet t’i formojë institucionet. Sipas rezultateve zgjedhore PAN-it i takon ta formojë qeverinë. Duhet të bisedohet dhe të arrihet në rezultat”, tha ai.

“Populli është i mrekullueshëm. Udhëheqja është e keqe. Me këtë popull duhet të bisedohet. Nuk është në rregull që ai të mashtrohet”, tha Haraqija.

“PDK-ja dhe LDK-ja janë humbëse të këtyre zgjedhjeve. Të gjitha partitë tjera kanë fituar. Nga ana tjetër, fitues i zgjedhjeve si koalicion është PAN-i. Në pozitën e dytë Vetëvendosje, ndërsa në të tretën LDK-AKR”, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori