LAJMI I FUNDIT:

Haradinajt do t’i bëhet pritje madhështore në Kosovë

Haradinajt do t’i bëhet pritje madhështore në Kosovë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten pritet të dalë sërish para Gjykatës së Colmarit në Francë, kurse në partinë e tij presin që në këtë seancë do të merret vendimi përfundimtar për kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se e drejta është në anën e Haradinajt dhe se ai shumë shpejt do të kthehet në Kosovë. Ai pret se çështja e Haradinajt do të marrë epilog pozitiv.


“Pritjet tona janë që z.Haradinaj të rimerr të drejtën për të lëvizur lirshëm e për t’iu rikthyer Kosovës, familjes e angazhimeve të tij në vendin e vet. Ato tashmë janë të ditura por vetëm po hezitojnë disa që ti normojnë. E drejta është me Ramushin dhe Kosovën, ajo e  drejtë është konfirmuar jo vetëm njëherë edhe atë nga niveli me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare, prandaj nuk kemi tjetër bindje përveç që kjo çështje të marrë epilog pozitiv”, ka thënë Lekaj, shkruan Gazeta Monitor

Ndonëse seanca ndaj Haradinajt do të mbahet të enjten, AAK në beson se ai do të lirohet pas kësaj seancë dhe se pritja për të në Kosovë do të jetë madhështore. Lekaj thekson se të gjithë shqiptarët janë në pritje të ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“ Në pritje të atij vendimi janë të gjithë qytetarët e Kosovës, shqiptarët nga të gjitha anët dhe kjo nënkupton që pritja do të jetë madhështore, të tillë do ta bëjnë të gjithë njerëzit e vendit tonë”, thotë Lekaj.

Ndërkaq për mbajtjen e liderit të AAK-së në Colmar të Francës prej afër katër muajsh, Lekaj vlerëson se kjo është një padrejtësi e madhe që i është bërë Haradinajt.

“ Vlerësimi ynë është se z.Haradinaj po i bëhet padrejtësi në vazhdimësi me të tilla gjëra, por besojmë që kjo do të jetë e fundit”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, po mbahet në Francë pas një flet arresti të lëshuar nga Serbisë, me pretendime për krime lufte./Gazeta Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori