LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të ketë deputetë të partive tjera që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it

Haradinaj: Do të ketë deputetë të partive tjera që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it

Kandidati i dominuar për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK- AAK- Nisma (PAN), Ramush Haradinaj, ka theksuar se do të ketë deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që do ta votojnë Qeverinë e drejtuar nga PAN-i.

Ai, në emisionin” Zona B” në Klan Kosova, ka thënë se në Kosovë ka më pasë deputetë “që në mënyrë të dinjitetshme dhe demonstrative do ta votojnë një qeveri që punon në të mirën e vendit e të cilën e drejton një koleg i njohur i tyre”!


“Ka në këto grupe parlamentare njerëz që e dinë se Kosovës nuk i vjen regres nëse asaj i prin Ramush Haradinaj”, ka thënë ai. “Por, është më mirë më pase vendime të organeve të partive. Nuk jam unë që po i joshi dhe që po i kontrbandoj ata. Ka deputetë që kanë guximin qytetar për të marrë vendime të lira”. /Telegrafi/