LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj do të jetë kryeministër, ekziston shumica parlamentare (Video)

Haradinaj do të jetë kryeministër, ekziston shumica parlamentare (Video)

Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që koalicioni PAN e ka shumicën parlamentare. Kështu ka thënë njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani i cili beson se nuk do të ketë vonesa në formimin e institucioneve.

“Unë besoj që ndërtimi i institucioneve të Kosovës nuk do të vonohet për shkak se besoj në racionalitet politik për të mos përsëritur bllokadën e vitit 2014. Dhe nën dy, për shkak se duket se megjithatë ekziston një shumicë parlamentare. Kjo është çështje që shihet, nuk besoj se do të ketë zgjidhje tjetër”, ka thënë Ramadani, për Ekonomia Online.

Ramadani beson se këtë herë nuk do të ketë bllokadë institucionale, duke mohuar mundësinë e përsëritjes së vitit 2014.

“Nuk vlen të provohet edhe njëherë për të bllokuar për një periudhë të caktuar themelimin e institucioneve, ndërkaq në anën tjetër më duket se shumica parlamentare ekziston dhe ajo do të themelohet ose do të vërtetohet në javët e ardhshme”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë, themelimin e ushtrisë duhet ta ketë prioritet. Dhe kjo sipas tij, duhet të bëhet në partneritet të plotë me partnerët ndërkombëtarë, si ShBA-në dhe NATO-n, por edhe komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“Kosova duhet të bëjë përpjekje që të bind së pari serbët lokal respektivisht përfaqësuesit e tyre në Kuvend të Kosovës që të ndryshojnë Kushtetutën dhe pastaj të bind edhe partnerët ndërkombëtarë për angazhim respektivisht për involvim në bindjen e serbëve të Kosovës që ta votojnë ndryshimin kushtetues”, ka thënë ai.

Në rastet se kjo është e pamundur, atëherë sipas Ramadanit, Kosova duhet të bëjë përpjekje për të bindur partnerët ndërkombëtarë që themelimi i ushtrisë të bëhet përmes ndryshimeve ligjore. Ramadani ka thënë se ushtria e Kosovës është në interes dhe sigurinë e vet serbëve vendës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori